Politike

Të premten mbledhje në Tiranë, të shtunën në Durrës/ Rama mbledh më 17 janar kryetarët e bashkive në Golem, çfarë pritet të diskutohet

Bëhet me dije se në fokus të kësaj mbledhjeje do të jetë miradministrimi i territorit. Takimi do të mbahet në një nga komplekset e njohura të Golemit.

15 Janar 2026, 17:23 Nga E. D
Të premten mbledhje në Tiranë, të shtunën në
Edi Rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një mbledhje në Golem këtë të shtunë, më 17 janar. Kryeministri në këtë takim do të mbledhë kryetarët e bashkive dhe kjo mbledhje vjen pak ditë pas përmbytjeve masive. 

Bëhet me dije se në fokus të kësaj mbledhjeje do të jetë miradministrimi i territorit. Takimi do të mbahet në një nga komplekset e njohura të Golemit.

Ndërkohë, një ditë para mbledhjes në Golem, Rama do të mbledhë Grupin Parlamentar të PS në Pallatin e Brigadave. Mbledhja do të nisë me fjalën e Kryeministrit dhe do të vijojë me fjalën e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi dhe më pas kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla./Dosja.al

edi rama golem

Sondazh

Poll