Politike

"Siguria ekonomike është siguri kombëtare”/ VanHorn përcjell mesazhin e Trump: Teknologjika ndikon në sovranitetin dhe sigurinë e qytetarëve

Ajo nënvizoi më tej, se teknologjia që zgjedhin shtetet ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë, sovranitetin dhe sigurinë e qytetarëve.

15 Janar 2026, 16:41 Nga E. D
"Siguria ekonomike është siguri kombëtare”/ VanHorn
Nancy VanHorn

TIRANË- E ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn gjatë aktivitet për promovimin e teknologjisë amerikane të komunikimit, ka përcjellë mesazhin e Presidentit Donald Trump, i cili thotë se siguria ekonomike është siguri kombëtare. VanHorn theksoi gjithashtu se ky parim është veçanërisht i rëndësishëm për sigurinë publike dhe infrastrukturën kritike. Ajo nënvizoi më tej, se teknologjia që zgjedhin shtetet ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë, sovranitetin dhe sigurinë e qytetarëve.

“Siç ka thënë Presidenti Trump, ‘siguria ekonomike është siguri kombëtare.’ Ky parim është veçanërisht i rëndësishëm në fushën e sigurisë publike dhe të infrastrukturës kritike,” deklaroi VanHorn gjatë aktivitetit./Dosja.al

nancy vanhorn

Sondazh

Poll