Politike

Dosja "Sterilizimi"/ Shtyhet gjyqi i Ilir Beqajt, debate mbi provat dhe procedurat! Ja kur do të mbahet seanca e radhës

Në seancë, Beqaj e ka cilësuar mungesën e ekspertizës dhe marrjen e provave si një përballje me presion politik.

15 Janar 2026, 15:15 Nga E. D
Dosja "Sterilizimi"/ Shtyhet gjyqi i Ilir Beqajt, debate mbi provat
Ilir Beqaj

TIRANË- Gjyqi i ish-ministrit Ilir Beqaj, i akuzuar në lidhje me koncesionin e sterilizimit, është shtyrë në datën 3 shkurt në orën 12:00. Shtyrja e Gjyqi vjen, pas debatit mbi aksesin në provat hetimore dhe infrastrukturën e nevojshme për t’i lexuar ato.

Ndërkohë, Drejtoria e Burgjeve u ka kthyer përgjigje për kërkesën e mbrojtjes së Beqajt për të lexuar fashikujt hetimor përmes një kompjuteri të pa lidhur me internetin, duke theksuar se nuk disponon infrastrukturën e nevojshme për këtë procedurë.

“Nuk kemi infrastrukturën e nevojshme që të lidhim kompjuterin pa internet për kërkuesin”, janë shprehur Burgjet për GJKKO.

Në seancë, Beqaj e ka cilësuar mungesën e ekspertizës dhe marrjen e provave si një përballje me presion politik. Ai u shpreh gjithashtu se gjatë hetimeve paraprake kërkoi që SPAK të kryente ekspertizën e provave, por kjo nuk ndodhi, ndërsa sipas tij, SPAK ka aplikuar “metodën e persekutimit publik”. Më tej, Beqaj e krahasoi situatën me gjyqet e vitit 1946, duke treguar se atëherë si dhe tani, provat nuk janë paraqitur siç duhet, ndërsa publiku shpesh ndërhyn në proces.

“Ftoj SPAK të shikojë ligjin e ri për koncesionet, botuar në fletoren zyrtare, SPAK nuk denjoi të bënte ekspertizën që ja kërkova që në hetimet paraprake, provat nuk u morën kurrë, sepse SPAK s’e përballoi dot presionin politik, ka instaluar metodën e persekutimit publik. Gjyqi im si në 1946, çoi prokuroria një person ne gjyq, i tha gjykata ku janë provat ? Provat i tha prokurori-gjyqtares ? Hape pak penxheren, hapi penxheren gjyqtarja pa turma njerëzish aty thirrnin kriminel kriminel, kështu dhe SPAK”, tha Beqaj.

Sterilizimi

Ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte ministrinë e Bujqësisë.

Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit./Dosja.al

 

ilir beqaj

Sondazh

Poll