15 Janar 2026, 18:59
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendim mbi kërkesën e Kryedemokratit Sali Berisha, lidhur me tre vendimet e gjykatave më të ulëta për masën e arrestit shtëpiak. Në vendimin e dhënë, Kushtetuesja konstaton se masa e arrestit shtëpiak ndaj Liderit të opozitës është mbajtur përtej afatit të arsyeshëm.
Çështja lidhet me qëndrimin e mbajtur nga avokatët e Berishës gjatë seancave të raportimit dymujor, ku ata kundërshtonin vazhdimisht kërkesën e SPAK, i cili insistonte në vijimin e masës së arrestit shtëpiak. Në janar të vitit 2025, masa e arrestit shtëpiak ndaj kryedemokratit u ndryshua në “detyrim paraqitjeje”, vendim që tashmë gjen mbështetje edhe në vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese.
Më 30 dhjetor 2023 Gjykata e Posaçme njoftoi se e kishte vendosur masën arrest shtëpiak ndaj Berishës i cili është duke u hetuar së bashku me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani.
Më herët, Sali Berisha ka refuzuar masat e dhëna nga SPAK, atë të detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar masat si antikushtetuese. Pas moszbatimit të këtyre masave, Struktura e Posaçme ashpërsoi masën e sigurisë për Berishën, duke e lënë në "arrest shtëpie".
Gjykata e Posaçme urdhëroi Berishën të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të në të njëjtën banesë, ndërsa për zbatimin e kësaj mase ngarkoi SPAK-un dhe shërbimet e policisë gjyqësore.
Avokatët e Berishës kishin kundërshtuar në mënyrë të përsëritur zgjatjen e arrestit gjatë seancave të raportimit dymujor, ndërsa SPAK këmbëngulte në mbajtjen e tij. Ndërsa, në janar 2025, arresti shtëpiak u zëvendësua me masën “detyrim paraqitjeje”, një vendim që tani mbështetet edhe nga vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese./Dosja.al
sali berisha gjykata kushetuese
Politike
15 Janar 2026, 18:01
E. D
Volodymyr Zelensky, Elisa Spiropali
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i dorëzoi sot në Kiev, Ministres për Europ...
Politike
15 Janar 2026, 17:39
E. D
Hashim Thaçi
Deklaratat përmbyllëse në çështjen kundër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çliri...
Politike
15 Janar 2026, 17:23
E. D
Edi Rama
DURRËS- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një mbledhje në Golem këtë të shtunë, më 17 janar....
Politike
15 Janar 2026, 16:52
E. D
Elisa Spiropali, Andrii Sybiha
UKRAINË- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka mbërritur në Kiev ku p...
Politike
15 Janar 2026, 16:41
E. D
Nancy VanHorn
TIRANË- E ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn gjatë aktivitet për promovimin e teknologjisë amerikane t&...
Politike
15 Janar 2026, 15:15
E. D
Ilir Beqaj
TIRANË- Gjyqi i ish-ministrit Ilir Beqaj, i akuzuar në lidhje me koncesionin e sterilizimit, është shtyrë në ...
Politike
15 Janar 2026, 14:57
Mirela Kumbaro
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro njoftoi sot se janë miratuar grantet për IAL-të publike përmes ven...
Politike
15 Janar 2026, 14:55
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se po punohet në dy kampuse të mëdha studentore. ...
Politike
15 Janar 2026, 14:29
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se do të ketë një rishikim të ligjit për Arsimin ...
Politike
15 Janar 2026, 14:39
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se administrata po dërgon një fluk...