15 Janar 2026, 16:52
Nga E. D
Elisa Spiropali, Andrii Sybiha
UKRAINË- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka mbërritur në Kiev ku po zhvillon një vizitë zyrtare, për të rikonfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën përballë sulmeve masive që kanë targetuar popullsinë civile dhe infrastrukturën kritike.
Në nisje të vizitës, Spiropali u prit nga homologu i saj ukrainas, Andrii Sybiha, me një ceremoni nderimi pranë Murit të Kujtesës për të nderuar kujtimin e të rënëve për pavarësinë e Ukrainës.
"Kievi vijon të përballet me sulme masive, që targetojnë popullsinë civile dhe infrastrukturën kritike. Në këtë mot dimri ekstrem, ukrainasit po përjetojnë pasojat e mungesës së energjisë, ngrohjes dhe ujit", deklaroi Spiropali nga kryeqyteti i Ukrainës.
Spiropali theksoi se "Shqipëria do të qëndrojë pranë Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme, në rrugën drejt një paqeje të drejtë e të qëndrueshme dhe për të ardhmen e përbashkët europiane."
Ministri Sybiha falenderoi Spiropalin për qëndrimet e saj dhe të qeverisë shqiptare në krah të sakrificës së Ukrainës, duke theksuar se mbështetja e vendeve mike si Shqipëria për të drejtën e Ukrainës, do të thotë shumë në këto kohë sfiduese.
Më tej, Spiropali dhe homologu ukrainas zhvilluan një takim që sipas Ministres, pasqyron jo vetëm angazhimet tona të përbashkëta, por edhe vlerat tona, respektin për të drejtën ndërkombëtare, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit."
Spiropali dhe Sybiha nënshkruan një deklaratë të përbashkët që dënon agresionin e Federatës Ruse kundër Ukrainës si një shkelje të rëndë të Kartës së OKB-së dhe normave të së drejtës ndërkombëtare. Deklarata nënvijëzon rëndësinë e mbajtjes përgjegjëse të Federatës Ruse për krimet kundër Ukrainës.
Dy ministrat diskutuan një sërë çështjesh me interes të përbashkët, përfshirë mundësitë për të forcuar mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dypalësh, promovimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe identifikimin e iniciativave konkrete të bashkëpunimit. Në vijim të vizitës së saj në Ukrainë, Ministrja Spiropali do të pritet edhe nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky./Dosja.al
elisa spiropali andrii sybiha
Politike
15 Janar 2026, 16:41
E. D
Nancy VanHorn
TIRANË- E ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn gjatë aktivitet për promovimin e teknologjisë amerikane t&...
Politike
15 Janar 2026, 15:15
E. D
Ilir Beqaj
TIRANË- Gjyqi i ish-ministrit Ilir Beqaj, i akuzuar në lidhje me koncesionin e sterilizimit, është shtyrë në ...
Politike
15 Janar 2026, 14:57
Mirela Kumbaro
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro njoftoi sot se janë miratuar grantet për IAL-të publike përmes ven...
Politike
15 Janar 2026, 14:55
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se po punohet në dy kampuse të mëdha studentore. ...
Politike
15 Janar 2026, 14:29
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se do të ketë një rishikim të ligjit për Arsimin ...
Politike
15 Janar 2026, 14:39
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se administrata po dërgon një fluk...
Politike
15 Janar 2026, 14:31
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kritikoi ashpër qeverinë duke thënë se përfaqës...
Politike
15 Janar 2026, 14:25
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se çdo ditë me Edi Ramë...
Politike
15 Janar 2026, 14:09
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD do të bëjë inventarin e...
Politike
15 Janar 2026, 13:58
D.S
Mbledhja e partise demokratike
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se, të gjithë miqtë e Shqipërisë...