Aktualitet

Çështja Toyota Yaris/ Gjykata e Lartë prish vendimin për Aurel Zarkën, kthehet në Apelin e GJKKO për rigjykim

Ish-kryeprokurori i Vlorës, është shpallur fajtor për vepra penale të cilat lidhen me korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm.

15 Janar 2026, 19:08 Nga E.d
Çështja Toyota Yaris/ Gjykata e Lartë prish vendimin për
Foto ilustruse

TIRANË- Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, GJKKO, për ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka. Ajo ka rikthyer çështjen 'Toyota Yaris' për rigjykim nga një trup gjykues i ri.

Ish-kryeprokurori i Vlorës, është shpallur fajtor për vepra penale të cilat lidhen me korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm. Në lidhje me këtë, ai kishte marrë një dënim prej 2 vitesh e 8 muaj burg, në gjykimin e shkurtuar të shkallës së parë. Pas kësaj, Zaka ka ankimuar vendimin, duke kërkuar rishqyrtim të provave dhe procedurave gjyqësore.

Vendimi i Gjykatës së Lartë ka prishur vendimin e mëparshëm dhe ka kthyer për rigjykim, çështjen në Apelin e GJKKO, me trupë tjetër gjykuese. Kjo duke hapur rrugën për shqyrtim të plotë të provave dhe argumenteve të paraqitura.

GJKKO më 31 korrik 2024 la në burg-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, pasi akuzohet për ndërhyrje të paligjshme dhe ndikim te gjyqtarët e prokurorët për 8 çështje gjyqësore. Bashkë me Zarkën u lëshuan tre urdhërarreste për magjistraten Erjona Dautaj, avokatin Radovan Çela si dhe shtetasin Astrit Vladi, të cilët nuk u ekzekutuan pasi të tre ndodhen jashtë shtetit.

Sipas SPAK, Zarka merrte para për të ndikuar te prokurorët dhe gjyqtarët e çështjeve penale. Kryeprokurori ka ndikuar në katër raste për lehtësim të hetimeve të dosjes "Toyota Yaris", që nga një hetim për grup kriminal dhe pastrim parash prej 3.4 milionë euro u mbyll me një të dënuar, për mosdeklarim të të ardhurave në kufi./Dosja.al

toyota yaris aurel zarka gjkko

Sondazh

Poll