Aktualitet

Denoncimi i pacientëve rreth mungesës së paisjeve /QSUT sqaron situatën tek Onkologjiku: Akseleratorët e Radioterapisë funksionojnë, janë në shërbim të pacientëve

Përmes një njoftimi zyrtar, QSUT deklaroi se në Njësinë e Radioterapisë, akseleratori linear, LINAC 1, ka shfaqur një problematikë në sistem ditën e sotme.

15 Janar 2026, 17:17 Nga E.d
Denoncimi i pacientëve rreth mungesës së paisjeve /QSUT sqaron
Foto ilustruse

TIRANË- Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka reaguar, pas denoncimit të pacinetëve se në spitalin e Onkologjikut paisjet mjeksore janë jashtë funksionit. Përmes një njoftimi zyrtar, QSUT deklaroi se në Njësinë e Radioterapisë, akseleratori linear, LINAC 1, ka shfaqur një problematikë në sistem ditën e sotme.

Ata thanë se menjëherë pas njoftimit nga stafi është kërkuar asistenca e teknikëve të mirëmbajtjes. QSUT tha se akseleratori LINAC 2 është në funksion të plotë, pas ndërhyrjes së ekpertëve për defektin teknik. Sipas tyre, të dy akseleratorët linearë janë në funksion dhe punojnë me kapacitete të plota për të ofruar trajtimet ndaj pacienteve. 

”Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” informon pacientët, se në Njësinë e Radioterapisë, akseleratori linear, LINAC 1, ka shfaqur një problematikë në sistem ditën e sotme ku menjëherë pas njoftimit nga stafi është kërkuar asistenca e teknikëve të mirëmbajtjes.

Pas ndërhyrjes teknike të kryer nga inxhinierët dhe zëvendësimit të një komponenti të akseleratorit, u realizuan të gjitha verifikimet mekanike dhe dozimetrike, si dhe kalibrimet përkatëse. Këto procese u kryen me qëllim sigurimin e funksionimit të pajisjes në përputhje me standardet e kërkuara të sigurisë dhe cilësisë për trajtimin e pacientëve.

Ndërkohë, edhe akseleratori LINAC 2 është në funksion të plotë, pas ndërhyrjes së ekpertëve për defektin teknik në derën e bunkerit në të cilën kjo pajisje ndodhet. Aktualisht të dy akseleratorët linearë janë në funksion dhe punojnë me kapacitete të plota për te ofruar trajtimet ndaj pacienteve. Pacientët e Shërbimit Onkologjik informohen rregullisht për përditësimet në shërbim duke koordinuar me stafin mjekësor realizimin e terapive sipas gjithë protokolleve" thuhet në njoftimin e QSUT-së./Dosja.al

onkologjiku linac 2 qsut

Sondazh

Poll