Aktualitet

Vendimi i Qeverisë! Marjeta Përlala emërohet në krye të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

Vendimi do të hyjë në fuqi menjëherë dhe do botohet në “Fletoren zyrtare”.

15 Janar 2026, 18:15 Nga E. D
Vendimi i Qeverisë! Marjeta Përlala emërohet në krye të
Këshilli i Ministrave

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për emërimin e Marjeta Përlala në detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Vendimi do të hyjë në fuqi menjëherë dhe do botohet në “Fletoren zyrtare”.

V E N D I M
PËR
EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË KOMBËTARE TË MJEDISIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 61, të ligjit nr.10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
Znj. Marjeta Përlala emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

këshilli i ministrave

Sondazh

Poll