Aktualitet

“Kemi 3 ditë pa rreze”/ Pacientët e Onkologjikut mbeten ende në mëshirën e fatit dhe pa kushtet minimale

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ai ka bërë me dije se prej tre ditësh dy akserelatorët e vetëm që ndodhen në atë spital, nuk punojnë.

15 Janar 2026, 16:23 Nga E.d
“Kemi 3 ditë pa rreze”/ Pacientët e Onkologjikut mbeten
Foto ilustruse

TIRANË- Gazetari Osman Stafa ka denoncuar një tjetër skandal të Onkologjikut. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ai ka bërë me dije se prej tre ditësh dy akserelatorët e vetëm që ndodhen në atë spital, nuk punojnë.

Stafa shkruan se pacientët që vuajnë nga kanceri, janë duke u përballur me një situatë të rëndë në spitalin e Onkologjikut. Kjo pasi prej tre ditësh, ata nuk bëjnë dot rrezet që duhen për kurimin e sëmundjes me të cilën përballen. 

Në paciente shprehet se kjo situatë i ka shkaktuar edhe dëme ekonomike, pasi vjen nga zona të largëta për të marrë shërbimin shëndetësor. Ajo shprehet se nëse nuk i bën dot rrezet në kohë, ato nuk do të kenë efektin e duhur.

“Erdha dje, aparati I prishur. Erdha sot, aparati I prishur. Edhe sa do vuaj unë, paguaj makinë, të më marrë, të më çoj, për të bërë një rreze. I lutem Kryeministrit të vërë dorë, sepse ne po luftojmë për jetën. Doktori thotë që nëse nuk I bëj rrezet, s’do këtë efektin e duhur. Nuk e mendoja se do të vija në Onkologjik, ma pruri Zoti, por të paktën të na ndihmojë robi.

I lutem Kryeministrit, se erdhi para 10-15 ditësh në Onkologjik për të na parë, të na bëj një spital të ri, sepse ne po bëjmë luftë me jetën tonë. Do kthehem në shtëpi, e nesër do të vi prapë. Do vi sepse nuk kam çfarë të bëj. Do luftoj që të rroj, aq sa të ma japë Zoti”, shprehet pacientja./Dosja.al

onkologjiku osman stafa pacientë

Sondazh

Poll