Aktualitet

Ambasadori i Holandës takoi Klodjan Brahon: Rikonfirmojmë mbështetjen tonë për SPAK dhe sundimin e ligjit në Shqipëri

Kjo për uruar për marrjen e detyrës si dhe për arritjet e institucionit.

15 Janar 2026, 17:02 Nga E.d
Ambasadori i Holandës takoi Klodjan Brahon: Rikonfirmojmë
Foto ilustruse

TIRANË- Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e ri të SPAK, Klodjan Braho. Kjo për uruar për marrjen e detyrës si dhe për arritjet e institucionit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada e Holandës bën me dije se rikonfirmon mbështetjen e saj për SPAK dhe për sundimin e ligjit në Shqipëri.

Postimi

Sot, ekipi i Ambasadës sonë zhvilloi një vizitë kortezie për të uruar Kreun e ri të SPAK, z. Klodjan Braho, për emërimin e tij dhe për arritjet e institucionit. Përmes projekteve tona MATRA, së bashku me bashkëpunimin e fortë dypalësh, ne rikonfirmojmë mbështetjen tonë për SPAK dhe për sundimin e ligjit në Shqipëri./Dosja.al

reinout vos ambasadori i holandës klodjan braho

Sondazh

Poll