Aktualitet

Shembet masivi shkëmbor, bllokohet rruga nacionale Dragash–Shishtavec

Ndërmarrja për Mirëmbajtjen e Rrugëve të Kosovës ka dalë në vendngjarje për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të parandaluar ngjarje fatale.

15 Janar 2026, 16:50 Nga E.d
Shembet masivi shkëmbor, bllokohet rruga nacionale Dragash–Shishtavec
Foto ilustruse

SHISHTAVEC- Një masiv shkëmbor është shembur në afërsi të fshatit Krushev. Si pasojë e kësaj, është bllokuar rruga nacionale Dragash–Shishtavec.

Bëhet me dije se shkarjet e dheut dhe gurëve, kanë bllokuar plotësisht të dy korsitë e lëvizjes. Kjo ka bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor.

Ndërmarrja për Mirëmbajtjen e Rrugëve të Kosovës ka dalë në vendngjarje për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të parandaluar ngjarje fatale. Kjo duke parandaluar kalimin e automjeteve në zonën e rrezikuar si dhe duke sinjalizuar ndalimin e qarkullimit. 

Në kuadër të kësaj, Policia e Kosovës u ka bërë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që të shmangin këtë aks rrugor dhe të përdorin rrugë alternative. Kjo rrugë lidh fshatrat Krusheva dhe Restelica, si dhe shërben si aks drejt pikës kufitare Krushev–Shishtavec./Dosja.al

dragash–shishtavec krushev masivi shkëmbor

Sondazh

Poll