Politike

Berisha: Çdo ditë e Edi Ramës në pushtet është një rrezik madhor për çdo shqiptar

 Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Berisha u shpreh se ai ka nisur betejën me Kushtetutën, të cilën e cilësoi si betejën më të egër dhe më të rrezikshme kundër shqiptarëve.

15 Janar 2026, 14:25 Nga E.d
Berisha: Çdo ditë e Edi Ramës në pushtet është
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se çdo ditë me Edi Ramën në pushtet është një rrezik madhor për çdo shqiptar. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Berisha u shpreh se ai ka nisur betejën me Kushtetutën, të cilën e cilësoi si betejën më të egër dhe më të rrezikshme kundër shqiptarëve. Lideri i opozitës tha se Rama me AKSHI-n dhe me Ermal Beqirin, kaloi në Surrel, qindra e qindra milionë euro.

Ai e di, ai ka nisur betejën me Kushtetutën, betejën më të egër, më të rrezikshme kundër shqiptarëve. Ai e di se Mirlinda dhe Linda janë personazhe kryesore të AKSHI-t. Ai e di, se aty ku thuhet Ermal Beqiri, është Armang Frangu dhe i ka të vërtetuara të gjitha Geron Meçe. Ai e di se në ato zyrat e Ergys Agasit është i filmuar dhe në shtëpinë e tij, si një nga personazhet më të turpshme të një vendi.


Ai e din se me AKSHI-n, me Ermal Beqirin, ai kaloi në Surrel, qindra e qindra milionë euro.
Pra është e qartë, është në rreth të kuq, se ai po të mos ishte vetë personalisht, as për Lindën as stërLindën, as Lubinë as stërLubinë nuk i binte ndërmend. Do ishte i gatshëm dhe për skena Makbethiane që të shpëtonte veten e tij, por nuk shpëton dot. Nuk shpëton dot se janë videot. Nuk shpëton dot se janë dokumentet. Nuk shpëton dot se janë dëshmitë. Dëshmitë e të penduarve të drejtësisë dhe dëshmi të tjera. Po.


Në të dy dosjet, i di ato ai. Ndaj dhe i them këto që shqiptarët ti kenë të qarta se çfarë rreziku përbën ky i papërgjegjshëm, kreu i organizatës kriminale për Shqipërinë dhe vendin. Është kapur në qark, nuk ka më. Ai po mbron veten e tij se dhe vaj të nxehtë do të ju hidhte në vesh në mesnatë, po të shpëtonte. Por nuk shpëton dot. Jo. E ka shumë të qartë.

Do thotë kush por po aludon. Nuk jam unë që kam aluduar për krimet e tij. Është ai që është i akuzuar dhe për krime. Po, absolutisht. Ndaj dhe i them këto që qytetarët të realizojnë se çfarë rreziku paraqet ky njeri në pushtet. Çdo ditë e tij në pushtet është një rrezik madhor për çdo shqiptar.” tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd edi rama

Sondazh

Poll