Politike

Berisha: Ky është kushtrim për çdo qytetar shqiptar. Të fillojmë betejën për largimin sa më parë të Ramës nga pushteti

Sipas Berishës, kryeministri Rama, duhet me çdo kusht të bëhet përgjegjës para ligjit.

15 Janar 2026, 14:31 Nga D.S
Berisha: Ky është kushtrim për çdo qytetar shqiptar.
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kritikoi ashpër qeverinë duke thënë se përfaqësuesit e saj kanë humbur çdo dinjitet dhe janë bërë të papërgjegjshëm, duke u shndërruar zgjedhjet në farsë. Sipas Berishës, kryeministri Rama, duhet me çdo kusht të bëhet përgjegjës para ligjit.

Ai tha se, në rast se Rama vazhdon të bllokojë Kushtetutën dhe ligjin, kjo do të jetë më e qartë për çdo shqiptar. Berisha u bëri gjithashtu thirrje qytetarëve të fillojnë betejën për largimin sa më parë të tij nga pushteti.

BERISHA : A i keni parë rilindasit ju? Të gjithë kanë marrë fytyrën e Lubisë. U ka ikë fytyra. Po, absolutisht u ka ikur fytyra. Janë vetë mëkatarë, por jo në shkallën e këtyre. Jo në këtë shkallë. Nuk ka ndodhur kurrë. Ai po përpiqet në të gjitha mënyrat të lobojë, stërlobojë, por në mënyrë absolute gjë në botë nuk do ta shpëtojë nga qytetarët shqiptarë. Ndaj dhe ne jemi këtu për ti dhënë një zotim solem se do të ngremë në këmbë çdo shqiptar gjer në largimin e tij.


Çdo ditë që kalon është një ditë që nuk legjitimet për të. Nuk ka legjitimitet kurrë një njeri që shndërron zgjedhjet në farsë. Nuk ka legjitimitet kurrë një qeveritar që vjedh qytetarët. Nuk ka legjitimitet kurrë një qeveritar që shkel ligjin dhe nxjerr imunitetin si mburojë. Duhet me çdo kusht të bëhet përgjegjës para ligjit. Le të shkojë ku të dojë, në qiell dhe në tokë, vrimë miu nuk do të gjejë, në rast se vazhdon të bllokojë Kushtetutën dhe ligjin. Kjo duhet të jetë e qartë për çdo shqiptar. Ky është kushtrim, është një apel për guximin dhe dinjitetin e çdo qytetari shqiptar.


Asnjë kryeministër në memorien e kohës, nuk ka guxuar pas rënies së perdes së hekurt të veprojë në këtë mënyrë. Jo, asnjë. Viktor Ponta, u informua se prokuroria po e hetonte, dha dorëheqjen si kryeministër, pa thirrur. Kurse ky nuk e jep. Thashë, në dosje në 3 rreshta, dy janë për Ramën. AKSHI në 3 rreshta, dy janë për Lindën, Frangun dhe për vetë Edi Ramën, se ai thotë se është gjysma më e mirë e imja. Kështu thotë. Është për Edi Ramën.Pra, këtë situatë kemi ne. Ky është dramaticiteti i situatës.Ky është kushtrim, thirrje për çdo qytetar të ndershëm shqiptar kudo që ndodhet. Të fillojmë betejën për largimin sa më parë të tij nga pushteti./Dosja.al 

 

berisha mbledhje e pd

Sondazh

Poll