Aktualitet

Rrëshqitje dherash në Zagori, izolohen katër fshatra

Kjo ka ardhur për shkak të shembjes së inerteve në rrugën lidhëse.

14 Janar 2026, 16:51 Nga E.d
Rrëshqitje dherash në Zagori, izolohen katër fshatra
Foto ilustruse

GJIROKASTRA- Një rrëshqitje masive dherash ka ndodhur në Zagori. Si pasojë e kësaj janë shkaktuar shumë dëme materiale dhe janë izoluar disa katër fshatrat e zonës. Kjo ka ardhur për shkak të shembjes së inerteve në rrugën lidhëse. Konkretisht kanë mbetur të izoluar fshatrat Topovë, Lliar, Doshnicë dhe Zhej.

Katër banesa janë dëmtuar në fshatin Zhej. Banorët kanë kërkuar ndihmën e Bashkisë Libohovë, për zgjidhjen e problemit. Megjithatë, deri në këto momente ata vijojnë të jenë të izoluar dhe pa ndërhyrje nga strukturat përkatëse./Dosja.al

zagori katër fshatra rrëshqitje dherash

Sondazh

Poll