Aktualitet

Ortekët e borës bllokojnë Thethin, Beci: Ndërpritet qarkullimi i automjeteve për shkak të rrezikshmërisë së lartë 

Gjithashtu është ndaluar dhe pastrimi i borës nga kompania e mirembajtjes.

14 Janar 2026, 16:26 Nga E.d

 

Ortekët e borës bllokojnë Thethin, Beci: Ndërpritet
Foto ilustruse

SHKODËR- Reshjet intensive të borës kanë bërë të mundur që fshati turistik i Thethit, në Alpe, të izolohet plotësisht. Kjo ka ardhur për shkak të ortekëve, të cilat kanë bllokuar rrugën në Qafë Thore me një gjatesi rreth 5 km.

Në kuadër të kësaj, është ndaluar qarkullimi i automjeteve. Gjithashtu është ndaluar dhe pastrimi i borës nga kompania e mirembajtjes. Kjo për shkak, të rrezikut të riaktivizimit të ortekëve.

Kreu i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka bërë me dije se ndërhyrja për pastrim paraqitet e rrezikshme, deri në stabilizimin e borës në shpatin malor. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Beci shkruan se për këtë arsye, është urdhëruar ndërprerja e çdo përpjekjeje për largimin e borës nga ortekët.

"Aktualisht, ndërhyrja për pastrim paraqitet e rrezikshme, deri në stabilizimin e borës në shpatin malor. Për këtë arsye, është urdhëruar ndërprerja e çdo përpjekjeje për largimin e borës nga ortekët. Duke vlerësuar situatën e krijuar dhe nivelin e lartë të rrezikshmërisë, qarkullimi në Qafë Thore ndërpritet për të gjitha llojet e automjeteve, deri në një njoftim të dytë" shkruan Beci./Dosja.al

theth ortekë bore

Sondazh

Poll