Aktualitet

EMRAT/ Blinte vota për vjazën e tij gjatë zgjedhjeve të 11 majit, GJKKO dënon me një vit burg babain e kandidates...

Ai ishte arrestuar me urdhër të SPAK nga Policia për blerjen e votave për llogari të saj vitin e kaluar, për zgjedhjet e 11 majit.

13 Janar 2026, 16:47 Nga E.d
EMRAT/ Blinte vota për vjazën e tij gjatë zgjedhjeve të 11
Foto ilustruse

TIRANË- GJKKO ka dënuar me 1 vit burg babain e kandidates së PSD, Fier, Pandeli Bozha. Ai është akuzuar për korrupsion aktiv gjatë zgjedhjeve në Fier.

Ai ishte arrestuar me urdhër të SPAK nga Policia për blerjen e votave për llogari të saj vitin e kaluar, për zgjedhjet e 11 majit. Gjithashtu, u deklarua fajtor edhe Vladimir Lushkaj për kryerjen veprës penale “Korrupsion pasiv në zgjedhje”.

Njoftimi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 60/1, të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve: Pandeli Bozha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal dhe Vladimir Lushkaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Irena Gjoka dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 1, datë 13.01.2026 vendosi:

1.Deklarimin fajtor të të pandehurit Pandeli Bozha për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406, kësaj mase dënimi i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e tij me 1 vit (një) burgim.

Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënien në provë të të dënuarit, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër penale tjetër, për një periudhë prej 24 muaj.

2. Deklarimin fajtor të pandehurit Vladimir Lushkaj për kryerjen veprës penale “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.

Në bazë të nenit 52/b të Kodit Penal, përjashtimin nga dënimi të të pandehurit Vladimir Lushkaj./Dosja.al

pandeli bozha spak  gjkko

Sondazh

Poll