Aktualitet

Përmbytjet masive në Durrës/ Prokuroria nis hetimet për tenderët e hidrovorit të Porto Romanos

Konkretisht hetimi iu referohet tre akuzave, të cilat janë “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me përmbytje” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

13 Janar 2026, 15:12 Nga E.d
Përmbytjet masive në Durrës/ Prokuroria nis hetimet për
Foto ilustruse

DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për të zbuluar se cilat kanë qenë shkaqet kryesore, të cilat kanë sjellë përmbytjet masive në qytetin e Durrësit. Nga kjo situatë u shënua edhe viktima e parë. Konkretisht hetimi iu referohet tre akuzave, të cilat janë “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me përmbytje” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

Projekti që po hetohet është “Hartim i studimit të projektit për rehabilitim e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e Porto Romano - Kënetë dhe sistemi i rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit në kuadër të procedimit të rindërtimit me fond limit 87 milionë lekë”.

Në kudaër të këtij hetimi, po shihen dokumentet dhe gara e kryer nga Bashkia Durrës. Kjo për të parë, procedurat tenderuese për rehabilitimin e hidrovorit të Porto Romanos, me vlerë 19 milionë euro. Kompanitë fituese të këtij tenderi janë “Vëllezërit Hysa”, “2T” dhe “Adriatik”./Dosja.al

prokuroria e durrësit porto romano hidrovor

Sondazh

Poll