Aktualitet

Arratisja nga spitali e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit

Ai arriti t’i shpëtojë efektivit që e shoqëronte në spital duke e goditur fizikisht punonjësin e sigurisë së burgut. Ndoci doli me vrap nga spitali pasi goditi rojën, efektiv policie të burgut të Durrësit që e shoqëronte.

13 Janar 2026, 15:36 Nga E. D

Arratisja nga spitali e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i burgut

DURRËR- Zinxhiri komandues i burgut të Durrësit është pezulluar, pas arratisjes nga spitali i Altin Ndocit. Altin Ndoci, i paraburgosur për një sërë veprash të rënda penale përshpejtoi lirimin e tij këtë të martë.

Ai arriti t’i shpëtojë efektivit që e shoqëronte në spital duke e goditur fizikisht punonjësin e sigurisë së burgut. Ndoci doli me vrap nga spitali pasi goditi rojën, efektiv policie të burgut të Durrësit që e shoqëronte.

I paraburgosuri kishte kërkuar për të shkuar në tualet, më pas kishe goditur policin. Ky i fundit pas daljes së Ndocit me vrap vrapoi pas tij por nuk e arriti dot pasi ishte më i shpejtë. Ndërsa, Ndoci në parkimin e spitalit e priste një Audi i bardhë, e cila është larguar në drejtim të Spitallës.

Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve për arratisjen e Ndocit:

Paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore. Të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit.

Pavarësisht ndërhyrrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali. Strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Dosja.al

altin ndoci

Sondazh

Poll