Aktualitet

‘Dua të iki në tualet’/ Ndoci e kishte mirëmenduar arratisjen, një Audi i bardhë e priste në parkimin e spitalit të Durrësit

Ai ka qenë i shoqëruar nga pesë policë, një shofer, dy të tjerë kanë qëndruar brenda makinës dhe dy të tjerë e kanë shoqëruar në ambientet e spitalit.

13 Janar 2026, 14:36 Nga E.d
‘Dua të iki në tualet’/ Ndoci e kishte mirëmenduar
Foto ilustruse

DURRËS- Altin Ndoci, i burgosuri i cili u arratis ditën e sotme nga burgu i Durrësit, duket se e kishte menduar mirë intinerarin e arratisjes. Bëhet me dije, se Ndoci ka shkuar për një vizitë mjeksore në repartin infektiv.

Ai ka qenë i shoqëruar nga pesë policë, një shofer, dy të tjerë kanë qëndruar brenda makinës dhe dy të tjerë e kanë shoqëruar në ambientet e spitalit. Ndoci i ka kërkuar njërit prej efektivëve të shkojë në tualet.

Pasi ka dalë, ai ka goditur njërin nga punonjësit e policisë dhe është larguar me shpejtësi. Dyshohet se një audi A7 i bardhë me targa AA700RS e priste në parkimin e Spitalit të Durrësit, të cilët më pas janë larguar në drejtim të Spitallës./Dosja.al

 

altin ndoci burg policia

Sondazh

Poll