Aktualitet

FOTO/ Goditi policin që e shoqëroi në tualet dhe zbriti nga shkallët, momenti kur Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali

Ndoci doli me vrap nga spitali pasi goditi rojën, efektiv policie të burgut të Durrësit që e shoqëronte.

13 Janar 2026, 15:07 Nga E. D
FOTO/ Goditi policin që e shoqëroi në tualet dhe zbriti nga
Altin Ndoci

DURRËS- Është publikuar momenti ku i paraburgosuri Altin Ndoci arratiset nga spitali Infektivi i Durrësit ku kishte shkuar për një vizitë mjekësore. Ndoci doli me vrap nga spitali pasi goditi rojën, efektiv policie të burgut të Durrësit që e shoqëronte.

I paraburgosuri kishte kërkuar për të shkuar në tualet, më pas kishe goditur policin. Ky i fundit pas daljes së Ndocit me vrap vrapoi pas tij por nuk e arriti dot pasi ishte më i shpejtë. Ndërsa, Ndoci në parkimin e spitalit e priste një Audi i bardhë, e cila është larguar në drejtim të Spitallës.

Kush është Altin Ndoci dhe pse është arrestuar?

Altin Ndoci akuzohet nga SPAK, vrasje, grup kriminal etj. Ai ka qenë pjesëmarrës në masakrën e Bradasheshit, ku mbeti i vrarë vëllai i Endrit Alibej i njohur si Tarzai, xhaxhait Arben Dylgjeri dhe një shtetasi turk. 

Në një dosje tjetër Altin Ndoci, akuzohet nga SPAK dhe Nuredin Dumani si pjesëmarrës në vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.

Gjithashtu Ndoci, akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit)./Dosja.al

altin ndoci

Sondazh

Poll