Djali i vetëm i familjes, flet i afërmi i 22-vjeçarit që u shpartallua në kazino nga plumbat e kallashnikovit: Ka tentuar t
MAQEDONI– 22-vjeçari që mbeti i vrarë ditnë e sotme në një kazino në Maqedoni është me inicialet R.H., nga Malisheva. Mediat kosovare shkruajnë se familjari i tëndjerit ka konfirmuar gjithçka dhe ka treguar se çfarë po bënte i riu në mbientn ku edhe humbi jetën. Në një bisedë telefonike Për Ekspres, i afërmi ka treguar se i ndjeri kishte jetuar dhe punuar në Gjermani ndërkohë në Kosovë po qëndronte për pushime. Siç ka rrëfyer Z.H, i ndjeri R.H kishte shkuar për një vizitë në Shkup bashkë me disa shokë të tij dhe se kishte qenë bashkë me ta në momentin kur disa persona të maskuar ishin futur për të grabitur në vendin ku po pinin kafe.
“Po e kam kushëri. Ka ardhë prej Gjermanisë, janë kanë me nja 3 shok të ri bashkë. Kanë dalë në Shkup, e ka janë kthy kanë hi me pi kafe kanë hi brenda në kazino. Kur kanë hi me plaçkitë, shihet në incizime që ky është mundur me dalë prej dere, e kanë kap me plumb edhe e kanë vra”, ka thënë ai.
Ai ka treguar se ka qenë sot në Shkup dhe se autoritetet maqedonase ua kanë dhënë dokumentacionet për ta vërtetuar identitetin e viktimës. Gazeta Ekspress shkruan më tej se pjesa tjetër e familjes së ngushtë të viktimës ndodhen jashtë Kosovës, dhe se tashmë pas marrjes së lajmit ata janë nisur drejt vendlindjes. Sipas informatave të Gazetës Express, R.H kishte qenë djali i vetëm i familjes.
Përplasja me armë zjarri brenda kazinosë “Vegas” në Maqedoninë e Veriut shkaktoi dy të vdekur. Në kazino, 12 km larg Bllacës, kanë hyrë katër të armatosur me kallashnikovë për të grabitur paratë që ndodheshin brenda. Ata kanë vrarë njërin prej sigurimit të kazinos dhe klientin, i cili po luante në një nga makineritë. Njëri ishte 22-vjeçari në fjalë, ndërsa tjetri ishte pjesë e sigurimit të kazinosë, i njohur si mundës.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Konferenca e Sigurisë/ Kurti takon Moore në Mynih, britaniku: Mbështesim Kosovën, jemi miq të mëdhenj
GJERMANI-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme është takuar në Mynih me drejtorin e përgjithshëm për Çështjet e Jashtme të Mbretërisë së Bash...
“Fiken” shpresat për Kosovën/ Ministri i integrimit Blerim Reka: Vizat nuk hiqen as për këtë vit
KOSOVË -Krerët e institucioneve të Kosovës çdo vit kanë premtuar heqjen e vizave. Mirëpo, me gjithë deklarimet e liderëve se janë përmbushur kritere...
Frika nga koronavirusi/ Nisi të dizenfektimi i parave, futen në karantinë
KINË-Kina ka filluar sot dezinfektimin dhe izolimin e kartëmonedhave të përdorura në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit (Covid-19) që ka vr...
Gjendet zgjidhja brilante për koronavirusin/ Gjaku i pacientëve të shëruar mund të kthehet në kurë për të tjerët
KINË– Të enjten një zyrtar i lartë kinez i shëndetësisë u bëri thirrje njerëzve që ishin shëruar nga koronavirusi për të dhuruar plazmën e gjakut, sepse a...
Afrika preket nga koronavirusi, shfaqet rasti i parë në Egjipt
EGJIPT- Egjipti ka konfirmuar rastin e parë të një koronavirusi vdekjeprurës që u shfaq në Kinën qëndrore në fund të vitit të kaluar dhe që atëherë është përhap...
VIDEO/ Shtiren si Greta Thunberg, humoristët e njohur mashtrojnë kandidatin për president të SHBA,Bernie Sanders
SHBA– Vladimir Kuznetsov dhe Alexey Stolyarov, të cilët kanë mashtruar shumë personalitete dhe zyrtarë në të gjithë botën, të enjten kanë postuar një regj...
Marrëveshja në Mynih, Osmani në ‘terr informativ’ për shkresat: S’komentoj dot po s’pashë dokumentin
KOSOVË– Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani është shprehur se nuk ka asnjë lloj informacioni në lidhje me marrëveshjet e nënshkruara në Berlin mes Kos...
“Kishte ndërkombëtarë pas”/ Vuçiç pas kthimit nga Gjermania: Në Mynih zbulova që Haradinaj nuk e vendosi i vetëm tak
MYNIH– Presidenti serb Aleksandër Vuçiç pasi është kthyer nga Mynihu në Beograd është takuar me krerë të kishës ortodokse serbe. Në një konferenc...
Koronavirusi po përhapet në mënyrë të shpejtë/ Shkon 1500 numri i viktimave
KINË- Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kinë ka shkuar në 1526 dhe janë regjistruar 2,277 dyshime për të infektuar në provincën Wuhanit. Numri i përgjit...