Politike

"Punësimi do të jetë për të rinjtë shqiptarë"/ Drejtoresha e Durana Tech Park: Baltosja është e pavend

Haxhi tha se ky projekt që pritet të finalizohet në tre vitet e ardhshme do të ketë impakt në punësim dhe inovacion dhe do të mbyllë hendekun mes privatit dhe universitetit.

12 Janar 2026, 15:07 Nga I.A
"Punësimi do të jetë për të rinjtë
Florensa Haxhi

TIRANË- Drejtoresha e Durana Tech Park, Florensa Haxhi dha detaje mbi projektin për parkun e parë teknologjik dhe shkencor në Shqipëri, ku synohet të punësohen shumë të rinj shqiptarë. E ftuar në studion e televizionit Klan News, Haxhi u shpreh se ky projekt është një entitet 100 përqind publik, me aksioner Korporata e Investimeve Shqiptare. Aktiviteti sipas saj, lidhet me teknologjinë, robotikën, Inteligjencën Artificiale.

“Qëllimi i ligjvënësve shqiptarë është që të japin një intesivë fiskale për të tërhequr vizitorë të huaj dhe për të punësuar më shumë të rinj nga kompani ndërkombëtare që do të krijojnë vende punësimi që mund t’i kemi në parkun tonë pa shkuar në vende të tjera për të punuar”, tha ajo.

Haxhi tha se ky projekt që pritet të finalizohet në tre vitet e ardhshme do të ketë impakt në punësim dhe inovacion dhe do të mbyllë hendekun mes privatit dhe universitetit.

“Do të mbyllë hendekun mes privatit dhe universitetit. Ne kemi qenë në tryeza ku diskutohej si të afrojmë privatin me universitetin. Nëpërmjet Duranës ne kemi nevoja konkrete, kemi ofertën që del nga universiteti dhe kemi një mënyrë që mund të ndihmojmë, mund të kryejmë një seri kursesh në mënyrë që këta studentë që dalin nga universiteti të shkojnë drejt profileve që dalin nga kompanitë”, tha Haxhi..

Sa i përket kritikëve, Haxhi u shpreh se është e pavend baltosja, pasi është projekt që i shërben shoqërisë shqiptare, punëson dhe tërheq projekte nga kompanitë ndërkombëtare.

florensa haxhi

Sondazh

Poll