Politike

Parku eolik në Tropojë/ Drejtor Ekzekutiv në CWP Europe: Po zhbllokojmë potencialin e madh të energjisë së rinovueshme

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e sotme, Enchev ka falenderuar zëvendës/kryeministren Belinda Balluku dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës për mbështetjen e dhënë. 

12 Janar 2026, 11:20 Nga I.A
Parku eolik në Tropojë/ Drejtor Ekzekutiv në CWP Europe: Po
Dimitar Enchev

TROPOJË- Drejtori Ekzekutiv në CWP Europe Dimitar Enchev ka deklaruar se me parkun eolik të Tropojës, po zhbllokohet potenciali i madh i rajonit për energjinë e rinovueshme. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e sotme, Enchev ka falenderuar zëvendës/kryeministren Belinda Balluku dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës për mbështetjen e dhënë. 

“Me Tropojën dhe Monteçevën, ne po zhbllokojmë potencialin e madh të energjisë së rinovueshme të rajonit dhe po forcojmë bashkëpunimin në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen e Komisionit Evropian, Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve dhe Agjencisë së Promovimit të Investimeve të Malit të Zi në avancimin e këtij vizioni të përbashkët për një të ardhme energjitike të pastër, ekonomikisht konkurruese dhe të sigurt të rajonit dhe të Evropës në tërësi”, tha Dimitar Enchev, Drejtor Ekzekutiv në CWP Europe.

Marrëveshja për ndërtimin e parkut ku do të prodhohet energji nga era u nënshtrua fillimisht në Forumin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt në Tiranë tetorin e vitit të shkuar në praninë e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

dimitar enchev

Sondazh

Poll