Politike

Berisha: Edi Ramën nuk do heqë drejtësia apo ‘Deltat’, atë do ta heqin qytetarët shqiptarë me protestat e tyre

Sipas tij, Edi Rama bën gjithçka për të bllokuar drejtësinë.

12 Janar 2026, 13:32 Nga D.S
Berisha: Edi Ramën nuk do heqë drejtësia apo
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati, Sali berisha tha se, Edi Ramën nuk do ta heqë drejtësia, nuk do ta heqin ‘Deltat’ por atë do ta heqin qytetarët me protestat e tyre. Sipas tij, Edi Rama bën gjithçka për të bllokuar drejtësinë. Berisha u shpreh se fjalën e vetme e kanë qytetarët. 

"Nuk ka asnjë diskutim që Edi Rama bën gjithçka, dhe jo bën, por do të bllokojë drejtësinë. Do të përdorë 83 mandatet e tij të krimit, kundër drejtësisë. Dhe këtu ndaj themi ne, fjalën e vetme e kanë qytetarët shqiptarë.
Ne kemi theksuar dhe theksojmë, Edi Ramën nuk do ta heqë drejtësia. Edi Ramë nuk do ta heqin ‘Deltat’, atë do ta heqin qytetarët shqiptarë me protestat e tyre.
Nuk kemi asnjë lloj dyshimi në këtë qëndrim, në këtë mendim.", tha Berisha./Dosja.al 

edi rama protestat e qytetareve sali berisha

Sondazh

Poll