Politike

”KQZ shqyrton kërkesën për referendum mbi “mbrojtjen e familjes/ Propozohen 7 pyetje, përfshirë njohjen e vetëm dy gjinive

Në kuadër të kësaj, ditën e sotme po zhvillohet edhe seanca publike për nisjen e proceduarve përkatëse në funksion të realizimit të këtij referendumi. 

12 Janar 2026, 13:58 Nga E.d
”KQZ shqyrton kërkesën për referendum mbi “mbrojtjen
Foto ilustruse

TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve po shqyrton kërkesën për referendum mbi “mbrojtjen e familjes”. Në kuadër të kësaj, ditën e sotme po zhvillohet edhe seanca publike për nisjen e proceduarve përkatëse në funksion të realizimit të këtij referendumi. 

Komitetin Nismëtar “Pro Familjes”, nën pjesëmarrjen e 16 personave, ka dorëzuar kërkesën zyrtare për nisjen e procedurave të tij. Ata kërkojnë zhvillimin e tij me qëllim, që qytetarët shqiptarë të shprehen lidhur me disa çështje me rëndësi të veçantë. 

Konkretisht, janë çështje që kanë të bëjnë me: Përcaktimin e qartë të identitetit gjinor dhe gjinive në legjislacionin shqiptar, përcaktimin e llojit të martesave, edukimin seksual në arsimin parashkollor dhe 9-vjeçar etj. 

Në dokumentet e siguruara nga Syri TV janë zbuluar edhe pyetjet e referendumit. Pyetjet janëtë tipit: A doni që ligji të njohë vetëm dy gjini: mashkull dhe femër?, A doni që ligji të njohë martesat vetëm mes burrit dhe gruas? etj.

Ky është hapi i parë, i cili  hap rrugën për mbledhjen e 50 mijë firmave të nevojshme, nga zgjedhësit në të gjithë vendin.

Objekti i referendumit

Komisioni Nismëtar per Referendumin "Pro Familjes"
Kërkohet zhvillimi i referendumit me qëllim, që qytetarët shqiptarë të shprehen lidhur me disa çështje me rëndësi të veçantë. Lidhur me Familjen, që shqetësojnë mbarë shoqërinë. Konkretisht, janë çështje që kanë të bëjnë me:

Përcaktimin e qartë të identitetit gjinor dhe gjinive në legjislacionin shqiptar; Përcaktimin e llojit të martesave, që mund të lidhen në Shqipëri;
Të drejtën e fëmijës për t'u rritur me një nënë dhe një baba:
Edukimin seksual në arsimin parashkollor dhe 9-vjeçar;

Adoptimin e fëmijëve (nëse duhet t'u lejohet vetëm prindërve të martuar ose vëllezërve dhe motrave të prindërve të vdekur të fëmijëve jetimë);
Dënimin që ligji duhet të parashikojë lidhur me marrëdhëniet seksuale mes të miturve nën 15 vjeç dhe atyre mbi 15 vjeç, si edhe mes të miturve nën 18 vjeç dhe atyre mbi 18 vjeç; si dhe me faktin që ligji të ndalojë pornografinë dhe dhunën ekstreme dhe të vendosë kufizime audience për seksin dhe dhunën në TV dhe Internet.

Çështjet e mësipërme përbëjnë vlerat bazë, thelbin e shoqërisë sonë, që tendencat dhe zhvillimet e fundit, në fushën legjislative dhe institucionale, i kanë vënë në rrezik. Këto vlera mbrohen Kushtetuta si pjesë e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut

Komisioni Nismetar per Referendumin "Pro Familjes” kërkon

 Të verifikojë ligjshmërinë formale të kësaj kërkese.

Të pajisë Komisionin Nismëtar për Referendumin "Pro familjes" me fletët-tip për mbledhjen e nënshkrimeve të 50.000 zgjedhësve të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Zgjedhësve.

Në dokumentet e siguruara nga Syri TV zbulohen dhe pyetjet e referendumit

 Në fletë të shtypen pyetjet e mësipërme dhe poshtë tyre kutitë Po dhe Jo si më poshtë:

1. A doni që ligji të njohë vetëm dy gjini: mashkull dhe femër?

Po

Jo

2 - A doni që ligji të njohë martesat vetëm mes burrit dhe gruas?

Po

Jo

3. A doni që ligji të njohë të drejtën e fëmijës për t'u rritur me një nënë dhe një baba?

Po

Jo

4. A doni që ligji të kufizojë edukimin seksual në arsimin parashkollor dhe 9-vjeçar?

Po

Jo

5. A doni që adoptimi i fëmijëve t'u lejohet vetëm prindërve të martuar ose vëllezërve dhe motrave të prindërve të vdekur të fëmijëve jetimë?

Po

Jo

6. A doni që ligji të dënojë marrëdhëniet seksuale mes të miturve nën 15 vjeç dhe atyre mbi 15 vjeç, si edhe mes të miturve nën 18 vjeç dhe atyre mbi 18 vjeç?

Po

Jo

7. A doni që ligji të ndalojë pornografinë dhe dhunën ekstreme në TV dhe të vendosë kufizime audience për seksin dhe dhunën në TV dhe Internet?

Po

Jo

Lista e plotë e anëtarëve që kanë firmosur kërkesën është:

Erald Aga
Besnik Muçi
Kastriot Çipi
Fatjon Softa
Ilir Zmalaj
Alberto Konti
Petrit Levendi
Lirim Fëlluza
Armando Vrushi
Andi Tepelena
Etleva Merko
Igli Zepishta
Perparim Gjeka
Olsi Çaushi
Vladimir Kera
Ada Lushi/Dosja.al

kqz referendum dy gjini

Sondazh

Poll