Politike

Berisha: Me opozitën për largimin e Ramës do të bashkëpunojnë dhe shumë faktorë të tjerë të rëndësishëm

Sipas Berishës, bashkë me opozitën shqiptare do bashkëveprojnë dhe bashkëpunojnë shumë e shumë faktorë të tjerë rëndësishëm në shoqërinë shqiptare.

12 Janar 2026, 13:21 Nga D.S
Berisha: Me opozitën për largimin e Ramës do të
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se strategjia e opozitës është largimi i Edi Ramës nga pushteti, dhe se ky qëllim do të arrihet shumë shpejt.

Sipas Berishës, bashkë me opozitën shqiptare do bashkëveprojnë dhe bashkëpunojnë shumë e shumë faktorë të tjerë rëndësishëm në shoqërinë shqiptare. Ai tha se shumë shpejt do ta rrëzojnë atë që ai e quan "të keqe të madhe" që sipas tij, buron nga kryeministri Rama.

"Strategjia e opozitës është largimi i tij një minutë e më parë nga pushteti. Opozita është e sigurtë që do të realizojë objektivin e saj. Kjo është dhe ka besim të madh tek guximi, k besim të madh tek trimëria, ndershmëria e qytetarëve shqiptarë.
Ka besim të madh se përkrah opozitës shqiptare, së bashkë me opozitën shqiptare, do bashkëveprojnë dhe bashkëpunojnë shumë e shumë faktorë të tjerë rëndësishëm në shoqërinë shqiptare, që duan ta përzënë 1 minutë e më parë, këtë të keqe të madhe, këtë organizatë kriminale që udhëhiqet nga Edi Rama.", tha Berisha./Dosja.al 

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll