Politike

Berisha: Betejën kundër korrupsionit e mbështet e gjithë bota e lirë/ 7 rezolutat kanë efekt shkatërrimtar mbi regjimin e Edi Ramës

Sipas tij, Edi Rama, së bashku me disa nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, janë të përfshirë në një skemë të rëndë korrupsioni, duke përfaqësuar një nga 'regjimet' më të rrezikshme në Europë.

12 Janar 2026, 13:25 Nga D.S
Berisha: Betejën kundër korrupsionit e mbështet e gjithë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se beteja kundër korrupsionit gjen mbështetje të fuqishme nga e gjithë bota e lirë demokratike. Sipas tij, Edi Rama, së bashku me disa nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, janë të përfshirë në një skemë të rëndë korrupsioni, duke përfaqësuar një nga 'regjimet' më të rrezikshme në Europë.

Berisha shtoi se opozita do të vazhdojë të ketë mbështetje të fuqishme në këtë luftë, duke u përmendur 7 rezolutat ndërkombëtare. Sipas tij, këto rezoluta kanë një efekt 'shkatërrimtar' për Edi Ramën, edhe pse ato janë censuruar dhe janë mbajtur jashtë vëmendjes nga mediat e qeverisë.

"Betejën kundër korrupsionit e mbështet e gjithë bota e lirë demokratike. Tani më duhet tu them këtu, se Edi Rama me Lubi Ballukun, me Lindën e AKSHI-t dhe Lindën e Surrellit të implikuar në çështjetet e AKSHI-t.
Me Agaçin, Agasin dhe Kokokën e të tjerë, është dëshmuar shembulli më i zi, i një kryeministri, padrino i vërtetë i një nga mafiet më të rrezikshme në Europë, dhe ju siguroj që opozita ka dhe do të ketë mbështetjen më të fuqishme.
Mos harroni, janë 7 rezoluta ndërkombëtare se nuk janë zbërthyer, se ato u censuruan gjerësisht nga mediat në mënyrë të tmerrshme, u censuruan nga mediat e qeverisë.
Nuk është kuptuar mirë se çfarë efekti shkatërrimtar kanë ato mbi regjimin e Edi Ramës dhe çfarë mbështetje të jashtëzakonshme përbëjnë ato për opozitën.
Lexoni lajmet e protestës së fundit, si ishin ato? Që të gjitha si asnjëherë tjetër më parë në mbështetje të opozitës, Edi Rama është i pashpresë.", tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll