Politike

VIDEO/ Kryemadhi paraqitet në SPAK, përshëndet gazetarët me dy gishta lartë

Teksa po shkonte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Kryemadhi ka përshëndetur gazetarët në SPAK me dy gishtat sipër. 

12 Janar 2026, 14:34 Nga I.A
VIDEO/ Kryemadhi paraqitet në SPAK, përshëndet gazetarët me
Monika Kryemadhi

TIRANË- Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur sot në SPAK, për seancën paraprake të çështjes së saj dhe Ilir Metës. Teksa po shkonte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Kryemadhi ka përshëndetur gazetarët në SPAK me dy gishtat sipër. 


Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe ish-deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Konkretisht, ish-deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al

monika kryemadhi

Sondazh

Poll