Politike

Berisha: Troplana e Ramës dhe baxhanakut të tij u vjedh shqiptarëve qindra milionë euro taksa në vit

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha akuzoi qeverinë dhe disa individë të lidhur me të, për krijimin e një sistemi të vjedhjes masive në Xhafzotaj, ku janë regjistruar 46 kompani që përfitojnë taksa të ulëta dhe kontrata shtetërore, duke mos zhvilluar asnjë aktivitet real në atë zonë.

12 Janar 2026, 13:11 Nga I.A
Berisha: Troplana e Ramës dhe baxhanakut të tij u vjedh
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha denoncoi se Troplana e Edi Ramës dhe baxhanakut të tij, Armand Frangu po vidhen qindra milionë euro taksa nga shqiptarët çdo vit. Gjatë një deklarate për mediat, Berisha akuzoi qeverinë dhe disa individë të lidhur me të, për krijimin e një sistemi të vjedhjes masive në Xhafzotaj, ku janë regjistruar 46 kompani që përfitojnë taksa të ulëta dhe kontrata shtetërore, duke mos zhvilluar asnjë aktivitet real në atë zonë.

Berisha e quajti këtë një skemë mafioze të financuar nga taksat e qytetarëve shqiptarë, ku Ermal Beqiri (alias Armand Frangu) dhe Spartak Braho janë pjesë e këtij grupi të shfrytëzimit të pasurive publike për interesat personale.

"Vendimi i mor, zona u shpall dhe në këtë zonë u regjistruan 46 kompani, të cilësuara me silver, gold, platinium. Që të gjitha këto kompani, pothuaj të gjitha pa përjashtim, me ndonjë përjashtim të vogël, anëtare të këshillit të krijuar me ndërmarrje IT nga kryemafiozi i IT-së shqiptare, Ermal Beqiri alias Armand Frangu. Ose Armand Frangu alias Ermal Beqiri.

Jo se Beqiri nuk është real, se ai është një delinkuent që në fund të vitit 2013 vodhi 20 milionë deklarata tatimore të shqiptarëve në sistemin e IT, me ndihmën e kriminelit të damkosur, Spartak Braho dhe urdhrin e kreut të organizatës kriminale, Edi Rama, por tashmë pas prishjes së pazareve në kopshtin privat të Edi Ramës, midis Armand Frangut dhe Gerond Meçes, pas neutralizimit të tij dhe eliminimit të tij me pengmarrje, etj, etj, fuqishëm në kopshtin privat të Edi Ramës si fitues absolut i tenderave në emër të Armand Frangut, hyn Ermal Beqiri.

Tani, Ermal Beqiri me këshillin e krijuar, kërkon të disiplinojë të gjitha kompanitë e sektorit dhe i regjistron ato anëtare të këshillit me kuota 1 mijë, 5 mijë, etj, etj.
Çfarë është Troplana? Se dihet që çdo centimetër territor në Xhafzotaj është në kontrollin e pamëshirë të Troplinëve. Troplana është një zonë virtuale e lirë. Kompanitë e regjistruara në Troplana janë të shpërndara në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë, nuk kanë asnjë lidhje, asnjë aktivitet në Xhafzotaj, asnjë punësim.
Por ato kanë dy avantazhe, kanë një reduktim të madh të taksave gjer në absurditet.

Ato i paguajnë shtetit një taksë krejt të parëndësishme, 5 përqind. Taksat e vërteta ato ia paguajnë Edi Ramës, Armand Frangut nëpërmjet Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit. Pra në këto livadhe dhe ara të Xhafzotajt, që në pamje të parë sheh njeriu vetëm bar, këtu vidhen nga taksat e qytetarëve shqiptarë qindra milionë euro në vit. Natyrisht këto janë vetëm taksa, por qindra milionë të tjerë vriten duke vrarë konkurrencën dhe duke u garantuar këtyre kompanive të regjistruara në Troplana, tendera të AKSHI-t dhe të gjithave institucioneve të tjera shtetërore," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll