Politike

Superskandali i Duranas/ Berisha: Mafia shqiptare përvetësoi projektin e kompanisë prestigjioze EPAM

Gjatë një fjalës së tij në konferencën me gazetarët, Berisha u shpreh se ky është një skandal i ngjashëm me skenarët më horror të vjedhjes së pasurive publike.

12 Janar 2026, 13:00 Nga I.A

Superskandali i Duranas/ Berisha: Mafia shqiptare përvetësoi projektin

TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha denoncoi një tjetër skandal që përfshin mafian shqiptare dhe projektin e kompanisë prestigjoze EPAM, një nga liderët globalë në sektorin high-tech. Gjatë një fjalës së tij në konferencën me gazetarët, Berisha u shpreh se ky është një skandal i ngjashëm me skenarët më horror të vjedhjes së pasurive publike.

Më tej Berisha solli në vëmendje projektin për krijimin e një parku virtual të high-tech në Shkoz, i njohur si “Silicon Valley i Durrësit”.

"Sot jam këtu për superskandalin e ri që denoncoi me përgjegjësi të plotë ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. Jam këtu për parkun virtual të high-tech, apo de facto Troplanën e Shkozetit, një skandal i denjë për filmat më horror në gjininë e vjedhjeve të pasurive publike.

Ja, ky është Silicon Valley i Edi Ramës, Armand Frangut, Fatmir Troplinit që quhet Durana. 3 vite më parë, se ka historinë e vet, një nga gjigantët e high-techut, vendosur në Ukrainë, EPAM, pas agresionit rus ndaj Ukrainës, vendos që të spostojë sipërmarrjen e tij të madhe në një vend tjetër dhe përzgjedh Shqipërinë. Presidenti i kësaj kompanie, ndër më të fuqishmet në botë, me xhiro miliarda dollarë, vjen në Shqipëri dhe pritet nga kreu i organizatës kriminale, Edi Rama, dhe Agaçi me asistenten e tij, Elira Kokona.

Ai paraqet projektin e tij, dëshirën dhe vendimin e kompanisë që të gjithë sipërmarrjen e tij të madhe në Ukrainë ta spostojë në Shqipëri, por për këtë qëllim kërkon krijimin e një zone, siç e kishte në Ukrainë, me kushte të favorshme. E vërteta është se kjo iu premtua, se Ramaduro filloi të flasë për Silicon Valley në Durrës. Por menjëherë kthetrat e egra të mafies shqiptare përvetësuan projektin dhe kompania prestigjioze nuk gjeti asnjë mundësi të investonte në këtë vend. E zhgënjyer, e dëshpëruar, pa që kishte të bënte me një narko-mafie të pashembullt, dhe si përfundim këto livadhe dhe ara që shihni këtu janë Troplana e Edi Ramës", tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll