Politike

PD çon në Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit

Mësohet se PD-ja kërkon shfuqizimin e zgjedhjes së tij dhe njëkohësisht dhe pezullimin e Shabanit nga detyra.

12 Janar 2026, 12:43 Nga I.A

PD çon në Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i

TIRANË- Partia Demokratike ka dërguar sot në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit. Mësohet se PD-ja kërkon shfuqizimin e zgjedhjes së tij dhe njëkohësisht dhe pezullimin e Shabanit nga detyra.

Demokratët kanë kundërshtuar rrugën e ndjekur nga Kuvendi duke akuzuar PS-në se ka shkelur ligjin dhe prishur traditën e zgjedhjes së një Avokati të Popullit. Sipas PD-së, deputetët e opozitës i kishin tërhequr firmat për mbështetjen e Endri Shabanit përpara se ai të kalonte për votim në Parlament, akt i cili nuk u pranua nga socialistët me argumentin se ishte bërë përtej afateve të parashikuara me ligj.

Endrit Shabani u zgjodh Avokat Populli më 11 dhjetor. Seanca plenare e emërimit të tij u karakterizua nga debate dhe tesione, për shkak se PD pretendonte se i ka tërhequr firmat e dhënë në mbështetje të kandidaturës ë tij./Dosja.al

endri shabani avokat i popullit

Sondazh

Poll