Politike

"Përndjekje politike dhe jo ndjekje penale!" / Avokatja Gjyzari: Të thirret dëshmitar Edi Rama...

Sipas avokates Gjyzari, ky është një proces i stisur dhe i shtyrë na politika.

12 Janar 2026, 12:49 Nga D.S
"Përndjekje politike dhe jo ndjekje penale!" / Avokatja Gjyzari:
Klodiana Gjyzari

TIRANË- Avokatët mbrojtës të Kreut të opozitës, kanë kërkuar gjatë seancës për çështjen "Partizani" që të thirret dëshmitar edhe kreu i qeverisë Edi Rama. Sipas avokates Gjyzari, ky është një proces i stisur dhe i shtyrë na politika.

Ajo shprehet se, kjo është një shtyrje nga politika për të nisur këtë hetim, një përndjekje politike dhe jo ndjekje penale. Ndër të tjera, Gjyzari theksoi se, asnjë rezultat nuk u gjet apo u paraqit lidhur me çështjen "Partizani".

Klodiana Gjyzari:

"Shtyrje nga politika për të nisur këtë hetim penal, përndjekje politike dhe jo ndjekje penale. Kallëzimi u bë nga taulant balla dhe regjistrimi i procedimit brenda ditës.Sapo shumica parlamentare ka marrë pushtetin, ka urdhëruar kontrolle e aktet e këtyre kontrolleve nuk janë depozituar janë regjistruar nga ministria e mbrojtjes dhe i çon në shtëpi, më pas i depoziton si kallëzim penal. Nuk gjenden aktet e 2014 as si fotokopje në arkiva. Nuk paraqiti kallëzim shumica parlamentare në 2014.

Ngrihet Task Forcë nga Rama të realizonte një komision të ndaluar nga kushtetuesja dhe GJEDNJ, që të rishikoheshin kalimet e pronave te pronarët. Asnjë rezultat nuk u gjet apo të paraqitej. Berisha hetohej në masë shtrënguese me pretendimin se mund të ndikonte tek provat, ndërsa episodet i takojnë 15 vite më parë dhe “provat” ndodheshin në arkivat e institucioneve që drejtohen sot nga pala paditëse.", tha ajo./Dosja.al 

klodiana gjyzari sali berisha ceshtja partizani

Sondazh

Poll