Aktualitet

VIDEO/ Vodhi një shumë parash në vendin e tij të punës! Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, kamarieri me iniciale J. N., ka vjedhur shuma parash gjatë ditës së djeshme.

12 Janar 2026, 12:45 Nga D.S
VIDEO/ Vodhi një shumë parash në vendin e tij të punës!
foto nga vengjarja

TIRANË-  Një 35-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi vodhi në subjektin ku ai ishte i punësuar. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, kamarieri me iniciale J. N., ka vjedhur shuma parash gjatë ditës së djeshme.

Sipas autoriteteve, kallëzimi është bërë nga menaxheri i lokalit i cili denoncoi ngjarjen. Duke analizuar pamjet filmike dhe nëpërmjet kontrollit fizik,  uniformat blu kanë sekuestruar një pjesë të shumës së vjedhur, në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

"Tiranë/Vijojnë goditjet ndaj krimeve kundër pronës, zbardhet dhe dokumentohet një rast vjedhjeje. Kapet dhe vihet në pranga një 35-vjeçar, i cili vodhi shuma parash në subjektin ku ishte i punësuar.Gjatë kontrollit fizik i gjendet dhe i sekuestrohet një pjesë e shumës së vjedhur.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, si dhe për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve, pas kallëzimit të bërë nga menaxheri i një lokali për vjedhje të shumave të parave në subjektin e tij, kanë organizuar menjëherë punën hetimore.

Si rezultat i një pune të mirëorganizuar dhe këqyrjes së pamjeve filmike, u identifikua dhe u arrestua shtetasi J. N., 35 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet rezultoi se ky shtetas, ditën e djeshme, ka vjedhur shuma parash në subjektin ku ishte i punësuar si kamarier, një pjesë e të cilave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme"./Dosja.al 

arrestohet 35 vjeçari tirane vodhi një shumë parash në vendin e tij të punës

Sondazh

Poll