Aktualitet

Aksidentoi nënën me dy fëmijë/ Arrestohet shefi i Logjistikës në Policinë Kufitare Kukës! Drejtonte mjetin në gjendje të dehur

Ai dyshohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

12 Janar 2026, 09:46 Nga D.S

Aksidentoi nënën me dy fëmijë/ Arrestohet shefi i

SHKODËR- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në rajonin Shkodër-Lezhë ka arrestuar punonjësin e policisë me iniciale, I.D., shef i Logjistikës pranë DVKM Kukës. Ai dyshohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas AMP, polici me iniciale I.D u përfshi në një aksident ku mbetën të plagosur nëna dhe dy fëmijët e saj të mitur. Pas verifikimit me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 1.00 mg/l dhe 0.98  mg/l.

Njoftimi: 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë  I.D., me detyrë Shef i Logjistikës pranë DVKM Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar në nenet 290/1 dhe 291 të Kodit Penal./Dosja.al 

amp arrestohet shefi i logjistikës në policinë kufitare kukës aksidentoi nënën me dy fëmijë

Sondazh

Poll