Aktualitet

Automjeti përplas për vdekje këmbësorin/ Arrestohet shoferi 37-vjeçar në Tiranë

Sipas burimeve paraprake, mësohet se automjeti me drejtues E. M., 37 vjeç , ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar cili për pasojë ka humbur jetën.

12 Janar 2026, 10:15 Nga D.S

Automjeti përplas për vdekje këmbësorin/ Arrestohet shoferi

TIRANË- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:50 në rrugën “Gjeneral Nikols”. Sipas burimeve paraprake, mësohet se automjeti me drejtues E. M., 37 vjeç , ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar cili për pasojë ka humbur jetën.

Bëhet me dije se, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme proceduriale. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 06:50, në rrugën “Gjeneral Nikols”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 37 vjeç ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme proceduriale. Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./Dosja.al

 

aksident me vdekje tirane gjeneral nikols

Sondazh

Poll