Aktualitet

Vjehrra e akuzoi se braktisi fëmijët/ Rrëfehet nëna e tre të miturve: Jam e detyruar të punoj, 300 mijë lekë kam vetëm qiranë

E reja tregon se vetëm qira paguan 300 mijë lekë, ndërsa nga ish burri i saj merr një ndihmë për fëmijet vetëm 180 mijë lekë. Ndër të tjera ajo theksoi se nuk ka abuzuar me fëmijët e saj.

12 Janar 2026, 11:28 Nga D.S
Vjehrra e akuzoi se braktisi fëmijët/ Rrëfehet nëna e tre
Blerina Basha

DURRËS- Nëna e 3 fëmijëve të mitur, Blerina Basha, hodhi poshtë akuzat që ngriti ish-vjehrra e saj se i braktisi dhe i la pa ngrënë fëmijët. Basha tha se se gjendja e saj ekonomike është e vështirë ndaj detyrohet të punojë në një lokal si banakiere.

E reja tregon se vetëm qira paguan 300 mijë lekë, ndërsa nga ish burri i saj merr një ndihmë për fëmijet vetëm 180 mijë lekë. Ndër të tjera ajo theksoi se nuk ka abuzuar me fëmijët e saj.

"Fëmijët kanë qenë në shkollë, por kanë qenë sëmurë. Kisha çuar raport në shkollë. Ishin dhe dy javë pushimet. Ditën e hënën nisi shkolla, të martën ndodhën përmbytjet dhe ndenjën në shtëpi. Sot ne jemi pa ujë në pallat. Drita kemi, por ujë jo. Nuk jam nënë që abuzoj me fëmijët. Nuk jam nënë që t’i braktisja fëmijët, se po të doja e kisha bërë me kohë.”, tha ajo.


Si u zbulua rasti i rëndë?

Ngjarja e rëndë është zbuluar ditën e djeshme në Durrës, ku tre fëmijë të vegjël janë gjetur vetëm në kushte mizerable. Mësohet se nëna e tyre Blerina Basha, është proceduar penalisht pas dyshimeve se tre fëmijët e saj të mitur ishin lënë pa kujdes në banesën ku jetonin. Sipas policisë së Durrësit, 33 vjeçarja po hetohet mbi veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”. Procedimi penal nisi pasi ditën e sotme, gjyshja e fëmijëve, me iniciale D. V., ka deklaruar se ish-nusja e djalit të saj kishte lënë vetëm tre fëmijët e mitur në pallatin ku banonte. Ndërkohë që Basha ka mohuar akuzat e ish-vjehrrës së saj, duke i konsideruar ato si dashakeqëse. Ajo ka deklaruar se prej 5 vitesh është divorcuar dhe punon si banakiere, në mënyrë që te ketë mundësi të ushqej dhe mbajë fëmijët e saj, për shkak të çmimeve te larta. Fëmijët tashmë janë marrë në mbrojtje nga Ministria e Shëndetësisë dhe tashmë ndodhen në spitalin e Durrësit, ku u janë siguruar ushqimi dhe veshmbathja e duhur./Dosja.al

blerina basha braktisi 3 femijet e saj te mitur

Sondazh

Poll