12 Janar 2026, 12:18
Nga I.A

GREQI- Lokali “O gyros tou Asyrmatou”, ku në orët e para të mëngjesit të sotëm u plagosën babë e bir shqiptarë me mbiemër Sinovarfaj, rezulton pjesë e dosjes “Sky ECC” në Greqi, ku në dhjetor 2024 u arrestuan 24 persona, mes të cilëve 14 shqiptarë, si pjesë e disa grupeve kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të drogës por edhe në ngjarje të rënda kriminale.
Konkretisht, lokali ku u plagos 39-vjecari Negri Sinovarfaj dhe babai i tij 70-vjecar, sipas dosjes së atëhershme, rezulton se pronar të “padukshëm” ka pasur 34-vjecarin nga Vlora, Andon Salati. Zyrtarisht lokali i llojit “Steakhouse”, sipas dosjes, rezulton në pronësi të shoqërisë “K SALATI N SINOVARFAJ O. E”.
Andon Salati, 32 vjec, lindur në Vlorë e banues në Nea Smyrni të Athinës, sipas dosjes së operacionit në dhjetor 2024, konsiderohet një nga krerët e një prej grupeve kriminal në bashkëpunim me Denis Grabockën. Salati, i cili njihet me pseudonimet “Sal”, “Salah” dhe “Toni”, rezulton përdorues i “Sky ECC” por edhe “Encrochat”.
Pjesë e grupit të Andon Salati ishte edhe Aleksandër Sadikaj nga Memaliaj, i ekzekutuar në Tiranë në vitin 2022 pas shpërthimit të eksplozivit në makinë.
Grupi i tyre rezulton i përfshirë në trafikun e marijuanës dhe kokainës nga Spanja dhe Shqipëria për në Greqi. Salati në shkurt 2016 rezulton të jetë ndaluar nga policia shqiptare në pikën kufitare të Kakavijës mes 148 mijë euro cash, të cilat po tentonte t’i fuste në Shqipëri, por për këtë është ndjekur në gjendje të lirë. Nga viti 2018 deri në vitin 2020, ai ka qenë i burgosur në Koridhalo si kreu i një grupi kriminal që shiste lëndë narkotike në Athinë dhe në Mykonos. Pavarësisht kësaj, ai vazhdonte kontrollin e trafikut dhe shpërndarjes së drogës nga burgu, përmes platformave të kriptuara.
Në mesazhet e shkëmbyera nga Andon Salati, gjatë kohës që ishte i burgosur, me Fotio Mplantoumi-Sioho, i burgosur gjithashtu në burgjet franceze, ai përshkruan situatën brenda burgut dhe në veçanti për komoditetet që ka si celulari, televizori inteligjent, router për internet. Ai i referohet marrëdhënieve të mira që ka me punonjësit e burgut, se me ndihmën e gardianëve vendos celularët në qendrën e paraburgimit, njeh një kryegardian dhe një gardian që kur punonin në Mykonos dhe se disa mbrëmje gjatë turnit të tij, gardiani përdor kokainë “i merr disa hundë”. Ai tregon se gjendja në burg ishte më e mirë para 2 vitesh, pasi atëherë të burgosurit pinin pije deri në orët e vona të natës dhe disa kishin edhe shoqërinë e femrave , të cilat i fuste një “kryegardian”.
Andon Salati dhe Denis Grabocka rezultojnë pronarë të fshehtë të një kompanie që jep makina me qira në Athinë, me pronarë të riregjistruar familjarë të tyre. Konkretisht kompania “CARENT” ka në pronësi 50 automjete dhe 18 motorrë, disa prej të cilave janë përdorur nga anëtarë të organizatës ose janë sekuestruar në ngjarje të ndryshme. Kompania u jepte me qira automjete anëtarëve të organizatës, me qëllim që ata të lëviznin nën hijen e një mbulesë ligjore, duke shmangur identifikimin nga autoritetet e drejtuesve të vërtetë (madje ka pasur raportime për marrjen me qira të automjeteve nga kompania me dokumenta fals identifikimi, pa mundur të konstatohet nëse ka ndodhur një gjë e tillë) dhe për të shmangur konfiskimin e mundshëm të automjeteve private të transportuesve të drogës, pasi automjetet me qira të sekuestruara për transport droge i kalojnë kompanisë përkatëse.
Kompania “CARENT” ka lidhje me kompaninë “I GO RENTAL” e cila është krijuar në vitin 2017 në Mykonos, kur atëherë ishte aktiv Andon Salati, para arrestimit të tij në vitin 2018.
andon salati aleksandër sadikaj
whatsapp image 2026 01 12 at 105346
whatsapp image 2026 01 12 at 112734
Aktualitet
12 Janar 2026, 11:54
D.S
Erigen Toska
TIRANË- Erigen Toska është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion si dëshmitar n&eum...
Aktualitet
12 Janar 2026, 11:28
D.S
Blerina Basha
DURRËS- Nëna e 3 fëmijëve të mitur, Blerina Basha, hodhi poshtë akuzat që ngriti ish-vjehrra e saj se i br...
Aktualitet
12 Janar 2026, 10:15
D.S
TIRANË- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:50 në rrugën “Gjeneral Nikols&...
Aktualitet
12 Janar 2026, 10:15
D.S
SARANDË- Është finalizuar operacioni i koduar “Green flat”, duke goditur një rast të kultivimit të bimëve narko...
Aktualitet
12 Janar 2026, 09:48
I.A
Foto Ilustruese
VAU I DEJËS- Një kallup tritoli i është vendosur një biznesi në fshatin Shelqet në Vaun e Dejë...
Aktualitet
12 Janar 2026, 09:46
D.S
SHKODËR- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në rajonin Shkodër-Lezhë ka arrestuar punonjësin e policisë me iniciale, I.D....
Aktualitet
12 Janar 2026, 09:05
D.S
GREQI- Një sulm i përgjakshëm ka ndodhur në Greqi, orët e parët e para të mëngjesit të sotëm. Pronari s...
Aktualitet
12 Janar 2026, 08:56
D.S
Katund i Ri, Durrës
DURRËS- 6 familje janë evakuuar mbrëmjen e kaluar në zonën e Katundit të Ri në Durrës...
Aktualitet
12 Janar 2026, 08:18
D.S
Policia e Shtetit
TIRANË- Kreu i Policisë Shtetit, ka firmosur disa ndryshime dhe emërime të reja në drejtimin e disa Drejtor...
Aktualitet
12 Janar 2026, 07:14
D.S
Foto ilustruese
Sa herë epiqendër e ditëve bëhen fatkeqësitë natyrore, siç janë përmbytjet e fundit në ...