Aktualitet

I vendoset tritol servisit në Vaun e Dejës, Policia: Po punohet për kapjen e autorëve

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në mes të natës në servisin e shtetasit A.F. 

12 Janar 2026, 09:48 Nga I.A
I vendoset tritol servisit në Vaun e Dejës, Policia: Po punohet
Foto Ilustruese

VAU I DEJËS- Një kallup tritoli i është vendosur një biznesi në fshatin Shelqet në Vaun e Dejës. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në mes të natës në servisin e shtetasit A.F. 

Ndërkohë që Policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët.    

Njoftimi i Policisë:

Vau i Dejës / Informacion paraprak Me datë 11.01.2026, rreth orës 00:40, shtetasi A. F., banues në fshatin Shelqet, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtur derën kryesore të subjektit të tij(servis). Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, dhe paraprakishtit dyshohet se është vendosur lëndë plasëse. Si pasojë, ka pasur vetëm dëme materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./Dosja.al

tritol ne vaun e dejes

Sondazh

Poll