Aktualitet

Evakuohen 6 familje në Katund të Ri, Durrës/ Shkak rritja e prurjeve në lumin Erzen

Nga emergjencat civile mësohet se, këto familje kanë qenë të përmbytura më parë por nuk kishin shfaqur rezistencë dhe nuk pranonin të linin banesat.

12 Janar 2026, 08:56 Nga D.S
Evakuohen 6 familje në Katund të Ri, Durrës/ Shkak rritja e
Katund i Ri, Durrës

DURRËS- 6 familje janë evakuuar mbrëmjen e kaluar në zonën e Katundit të Ri në Durrës. Nga emergjencat civile mësohet se, këto familje kanë qenë të përmbytura më parë por nuk kishin shfaqur rezistencë dhe nuk pranonin të linin banesat.

Me rritjen e prurjeve në lumin Erzen ato janë evakuuar si masë sigurie. Ndërkohë, situata duket se ka përmirësim në lagjet periferike të Durrësit, edhe pse prania e ujit vazhdon të jetë në zona të Katundit të Ri e Sukthit, si dhe në rrugën Kthesa e Perlatit Sukth- Hammallaj./Dosja.al

katund i ri durres lumi erzen evakuohen 6 familje

Sondazh

Poll