Aktualitet

EMRAT/ Emërimet e reja në Policinë e Shtetit/ Revokohet dorëheqja e Drejtorit të DVP Elbasan

Sipas burmeve paraprake mësohet se, Vilson Bala është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, ndërsa, Islor Islami është caktuar përkohësisht si Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë

12 Janar 2026, 08:18 Nga D.S
Policia e Shtetit

TIRANË- Kreu i Policisë Shtetit, ka firmosur disa ndryshime dhe emërime të reja në drejtimin e disa Drejtorive Vendore të Policisë në vend. Sipas burmeve paraprake mësohet se, Vilson Bala është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, ndërsa, Islor Islami është caktuar përkohësisht si Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë. Afrim Tafa është caktuar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Për sa i përket, Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka vendosur të revokojë dorëheqjen e Drejtues Fatmir Hoxha, pas rezultateve të larta të arritura gjatë fundvitit 2025 në DVP Elbasan. Andaj, Fatmir Hoxha do të vijojë detyrën si Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan./Dosja.al 

policia e shtetit

Sondazh

Poll