Aktualitet

"Kurth nga ish-vjehrra!"/ Reagon nëna e tre të miturve: Fëmijët nuk i braktis kurrë

ka qenë në burg në Itali për 5 vjet dhe tani mund të japë vetëm 180 mijë lekë të vjetra në muaj.

11 Janar 2026, 22:17 Nga D.S

"Kurth nga ish-vjehrra!"/ Reagon nëna e tre të miturve:

DURRËS- Nëna e tre fëmijëve të braktisur në Durrës tha se, situata nuk ishte braktisje, por një pasojë e vështirësive ekonomike dhe jetës së saj të përditshme.Sipas saj, ajo nuk pati mundësi të rrinte me ta gjithë kohës porse ajo nuk do ti braktiste kurrë.

Në një deklaratë për mediat, Blerina Basha tu shpreh se, ky është një 'kurth' nga ish-vjehrra, e cila e ka bërë denoncimin.  33-vjerja u shpreh gjithashtu se, djali i saj i dytë vuan nga epilepsia ndërsa babai i fëmijëve, ka qenë në burg në Itali për 5 vjet.

Deklarata e nënës së 3 fëmijëve: 

"Kam tre fëmijë, 5, 10 dhe 12 vjeç. Kam 5 vjet që jam e divorcuar dhe punoj banakiere. Të tre fëmijët i lë së bashku kur shkoj në punë, sepse paguhem 400 mijë lekë në muaj dhe paguaj 300 mijë lekë qera. Nuk kam mundësi të rri me ta gjatë gjithë kohës, por kurrë nuk i braktis. Ky është një kurth nga ish-vjehrra, e cila më ka paditur se braktis fëmijët. Nuk e di si mund të ndodhë që dikush të hyjë në shtëpinë time pa leje dhe të më denoncojë në polici. Djali i dytë vuajti nga epilepsia dhe kam shkuar gjatë në spitale për kurim, tani është më mirë. Babai i fëmijëve ka qenë në burg në Itali për 5 vjet dhe tani mund të japë vetëm 180 mijë lekë të vjetra në muaj. Fëmijët nuk i braktis kurrë, jam nënë dhe do t’i mbroj. Nuk i lë në jetimore!"/Dosja.al 

reagon nena e femijeve te mitur durres#

Sondazh

Poll