Aktualitet

E rëndë! Braktisi tre fëmijët e saj të mitur në banesë/ Procedohet nëna 33-vjeçare në Durrës

Sipas policisë së Durrësit, 33 vjeçarja po hetohet mbi veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

11 Janar 2026, 21:01 Nga D.S

E rëndë! Braktisi tre fëmijët e saj të mitur në

DURRËS- Blerina Basha, është proceduar penalisht pas dyshimeve se tre fëmijët e saj të mitur ishin lënë pa kujdes në banesën ku jetonin. Sipas policisë së Durrësit, 33 vjeçarja po hetohet mbi veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

Procedimi penal nisi pasi ditën e sotme, gjyshja e fëmijëve, me iniciale D. V.,  ka deklaruar se ish-nusja e djalit të saj kishte lënë vetëm tre fëmijët e mitur në pallatin ku banonte. Gjendja e fëmijëve është zbuluar nga banorët e pallatit. Sipas tyre, ata kishin disa ditë që nuk kishin ngrënë ushqim dhe qëndronin në të ftohtë të mbuluar me batanije.

Ata kanë dëgjuar të qarat e fëmijëve ndaj kanë ndërhyrë në apartamentin, ku ishin lënë nga nëna e tyre. Banorët janë shtangur me atë që kanë parë brenda mureve të apartamentit. Policia e Durrësit ka ndërhyrë duke shoqëruar 3 fëmijët në ambjentet e Spitalit të Durrësit për ekzaminim mjekësor, pasi u konstatua se kishin probleme me shëndetin.

Ndërkohë shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Zyrën e Mbrojtjes së Fëmijëve, bëjnë me dije se, u bë e mundur marrja në mbrojtje e tre fëmijëve, të cilët u dërguan në spital për ekzaminime mjekësore dhe më pas u morën në kujdes nga Qendra e Mbrojtjes së Fëmijëve Durrës. 

Njoftimi i policisë:

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetases B. B., 33 vjeçe, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”. Procedimi penal nisi pasi ditën e sotme, rreth orës 17:20, është paraqitur shtetasja D. V., e cila ka deklaruar se ish-nusja e djalit të saj kishte lënë vetëm tre fëmijët e mitur në pallatin ku banonte, rasti i publikuar dhe në rrjete sociale.

Nga ana e shërbimeve të Policisë, në bashkëpunim me Zyrën e Mbrojtjes së Fëmijëve, u bë e mundur marrja në mbrojtje e tre fëmijëve, të cilët u dërguan në spital për ekzaminime mjekësore dhe më pas u morën në kujdes nga Qendra e Mbrojtjes së Fëmijëve Durrës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al

braktisi tre fëmijët e saj të mitur në banesë procedohet nëna 33-vjeçare në durrës durres

Sondazh

Poll