Aktualitet

U braktisën nga nëna e tyre në Durrës/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale: Tre fëmijët po qëndrojnë nën kujdesin e mjekëve

Sipas tyre, janë ndërmarrë menjëherë veprimet institucionale për mbrojtjen e tre fëmijëve të mitur. 

11 Janar 2026, 22:32 Nga D.S
U braktisën nga nëna e tyre në Durrës/ Ministria e
tre fëmijët

DURRËS- Pas publikimit në të rastit të dyshuar të braktisjes së tre fëmijëve të mitur në Durrës nga nëna e tyre, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar zyrtarisht. Sipas tyre, janë ndërmarrë menjëherë veprimet institucionale për mbrojtjen e tre fëmijëve të mitur. 

Në njoftim thuhet se, tre fëmijët kanë mbërritur në Spitalin Rajonal Durrës, ku po qëndrojnë nën kujdesin e mjekëve, dhe shoqërohen nga nëna e tyre, ndërkohë që iu është siguruar ushqim dhe veshmbathja e nevojshme. Gjithashtu bëhet me dije se, Grupi Teknik Ndërsektorial, do të mblidhet për të vendosur mbi masat e mëtejshme për mbrojtjen e fëmijëve.

Deklarata:

"Pas sinjalizimit nga media ditën e sotme, mbi braktisjen e mundshme të tre fëmijëve nga nëna e tyre, Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Operatorin e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor mori deklaratat përkatëse nga nëna, fëmijët dhe gjyshja e tyre.
Pak minuta më parë, tre fëmijët kanë mbërritur në Spitalin Rajonal Durrës, ku po qëndrojnë nën kujdesin e mjekëve, të shoqëruar edhe nga nëna, ndërkohë që iu është siguruar ushqim dhe veshmbathja e nevojshme.
Në vijim, do të mblidhet Grupi Teknik Ndërsektorial, për të vendosur mbi masat e mëtejshme për mbrojtjen e fëmijëve."/Dosja.al 

u braktisën nga nëna e tyre në durrës durres ministria e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale

Sondazh

Poll