Sport

Si të acarosh klubin para një ndeshjeje të madhe? Na e mëson Neymar

15 Shkurt 2020, 12:56 Nga DOSJA
Si të acarosh klubin para një ndeshjeje të madhe? Na e mëson

Kur duket se gjërat po ecin mirë, Neymar gjithmonë e gjen një mënyrë për të acaruar PSG-në. Sulmuesi ka munguar në ndeshjet e fundit prej një dëmtimi dhe është në dyshim për ndeshjen e parë të Champions League kundër Dortmundit në “Signa Iduna Park” (18 shkurt).

Braziliani duhet të vazhdonte fazën e rikuperimit, por ai ka fluturuar drejt Gjermanisë për të ndjekur një sfilatë mode. Kjo është krejtësisht e papranueshme për drejtuesit parisienë. Neymar ka kaluar disa orë në ngjarjen e modës në Dusseldorf, edhe pse mendjen duhet ta kishte vetëm te ndeshja me gjermanët.

Champions League është objektivi i madh i PSG-së dhe trajneri Thomas Tuchel shpreson ta ketë gati goleadorin e tij kundër verdhezinjve. Edhe pse gjermani i njeh mirë borusenët, sepse i ka stërvitur më parë, kjo do të jetë sfidë shumë delikate.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ligue 1 neymar psg ligue 1 neymar psg

Sondazh

Poll