Aktualitet

‘Vrau veten’/ Reagon Prokuroria e Gjirokastrës për Kaçifasin: S’kemi arritur ende në konluzione. Jemi në hetime

15 Shkurt 2020, 15:25 Nga DOSJA
‘Vrau veten’/ Reagon Prokuroria e Gjirokastrës për

GJIROKASTËR- Prokuroria e Gjirokastrës ka reaguar, lidhur me vdekjen e Kostandino Kacifas, ku sipas ekspertizës mjeko-ligjore thuhet se ai ka vrarë veten. Prokuroria në një reagim pë mediet bën me dije se ende nuk kanë arritir në konkluzione, pasi sipas tyre hetimet lidhur me këtë ngjarje ende vazhdojnë.

“Jemi ende në hetime, s’kemi arritur ende në konluzione. Do dalim në rezultate përfundimtare pasi të jetë kryer i gjithë procesi”, thotë prokuroria.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër në një reagim sqaron se: “Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, është regjistruar proçedimi penal nr. 824  në datën 24.12.2019, pas transferimit të akteve nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.  Ky proçedim penal bën fjalë për ngjarjen ku ka humbur jetën shtetasi Kostandinos Kaçifas. Ky proçedim penal vazhdon të ndodhet në fazën e hetimeve paraprake dhe nga ana jonë nuk është arritur në asnjë konkluzion në lidhje me zgjidhjen e çështjes. Kjo çështje penale është regjistruar për veprat e parashikuara nga nenet 79/dhe 22, 278/1 e 76 të K.Penal”.

Drejtuesi i prokurorisë, Julian Çafka thekson se çdo informacion i publikuar në media, pa  ju referuar burimeve zyrtare, dëmton rëndë hetimet dhe nuk kontribuon në zgjidhjen e drejtë të çështjes.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Gjirokastër siguron publikun se do të kryejë hetimin me objektivitet e paanësi dhe do të parashtrojë zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje penale. Ditën e sotme në medie u raportua sot se Kostandinos Kaçifas nuk është vrarë nga forcat RENEA por është vetëvrarë.

Kostandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor 2018 gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes dy vendeve fqinje.

(a.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kostandin kacifas kostandin kacifas

Sondazh

Poll