Aktualitet

Trafikoi 14 mld euro drogë, ekstradohet drejt Francës turku me nofkën “Eskobari i Evropës”  

15 Shkurt 2020, 14:13 Nga DOSJA
Trafikoi 14 mld euro drogë, ekstradohet drejt Francës turku me

TIRANË– Ditën e sotme autoritetet shqiptare kanë vendosur të ekstradojnë drejt Francës “eskobarin” turk të drogës, Faruk Baybasin, i cili u arrestua pak kohë më parë në Tiranë.

53-vjeçari Baybasin ishte shpallur në kërkim nga drejtësia franceze, pasi akuzohej për trafik heroine dhe ishte dënuar më parë në Francë me 30 vite burg.

“Nuk kam shkelur në Francë, dua të përballem me autoritetet”, mësohet të ketë thënë “eskobari”, ndërsa ka dhënë pëlqimin e tij për ekstradim drejt Francës. Banda, ku bënte pjesë turku, kishte trafikuar 14 miliardë euro drogë.

Faruk Baybasin, u arrestua në Tiranë më 18 janar. Fakuk Baybasin akuzohet se është pjesë e një familjeje mafioze, dhe se njihet edhe me nofkën “Eskobari i Evropës”. Faruk ishte i dënuar me 30 vite burgim, për trafik të heroinës dhe në mungesë kishte marrë një dëbin mga gjykata e “Loire Atlantique”, që e ka shpallur fajtor për pjesëtar të organizatës kriminale që trafikonte ne Evropë heroinë. Gjykata e Tiranës i dha me urgjencë masën e sigurisë “arrest me burg”.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekstradimi i faruk baybasin faruk baybasin faruk baybasin ekstradohet ne france gjykata e tiranes ekstradimi i faruk baybasin faruk baybasin faruk baybasin ekstradohet ne france gjykata e tiranes

Sondazh

Poll