Aktualitet

‘Sot e kemi bërë nuse!’/ Detaji rrëqethës nga tragjedia e Ostrenit, Rudina kishte ‘prerë’ datën, do martoh

15 Shkurt 2020, 13:09 Nga DOSJA
‘Sot e kemi bërë nuse!’/ Detaji rrëqethës nga

BULQIZË– Një detaj rrëqethës është zbuluar nga tragjedia e Ostrenit, ku edhe ndërroi jetë nëna me dy fëmijët e saj. Mësohet se 19-vjeçarja Rudina Tolaj kishte ‘prerë’ ditën e dasmës më 10 shtator të këtij viti.

Xhaxhai i saj është shprehur se e reja kishte prerë datën dhe se sot familjarët e kanë veshur si nuse.

“Rudina e kishte prerë datën. Martohej në 10 shtator. Sot e kemi bërë nuse, e kemi nxjerrë nuse”, tha ai për mbesën e ndjerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në Bulqizë, ku nëna me dy fëmijët e saj janë helmuar nga gazi i një bombole gjatë natës. 40-vjeçarja është identifikuar si Rajmonda Tolaj, ndërsa fëmijët si Rudina, Fatjon dhe Merita. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kryefamiljari nuk ndodhej në banesë pasi punonte në Greqi. Sipas policisë tragjedia e trefishtë në Ostren u shkaktua si pasojë e asfiksisë nga rrjedhja e gazit, ndërsa mjeku i zonës nuk përjashton as mundësinë që familja të jetë helmuar nga ushqimi. Ai u shpreh se bombola ndodhej jashtë shtëpisë.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rudina tolaj tragjedia ne ostren rudina tolaj tragjedia ne ostren

Sondazh

Poll