Aktualitet

Grabitja e argjendarisë në Elbasan, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

15 Shkurt 2020, 13:01 Nga DOSJA
Grabitja e argjendarisë në Elbasan, identifikohet dhe shpallet në

ELBASAN– Policia ka identifikuar autorin e grabitjes së argjendarisë në Elbasan, ndërsa është shpallur në kërkim me qëllim kapjen dhe arrestimin e tij. Burime bëjnë me dije se autori  ka vjedhur materiale me vlerë rreth 30 mijë euro nga argjendaria.

Njoftimi i policisë:

Idetifikohet dhe shpallet në kërkim autori  i dyshuar i ngjarjes të ndodhur mesditën e sotem në Elbasan,  vijon puna për kapjen e tij. Në lgjen “Aqif Pasha” Elbasan, një person ka hyrë në një   agjendari në pronësi të shtetases A.B., dhe  dyshohet se  nën kërcënimin e armës ka vjedhur një sasi bizhuterish.

Me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë forcat “Shqiponjat”,  Patrullat e Përgjithshme si dhe specialistët e Hetimit të Krimit, ku  falë reagimit  të shpejtë dhe profesional u bë e mundur  idetifikimi  i autorit dhe vijon puna  për  kapjen e tij.

Nê vendngjarje  është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma pistoletë që është përdorur për vjedhje.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet argjendaria ne elbasan grabitet argjendaria ne elbasan

Sondazh

Poll