Aktualitet

U fut me armë në argjendari në Elbasan dhe mori 30 mijë euro florinj, ‘skifteri i Durrësit’ bie në pranga pas një së

15 Shkurt 2020, 11:36 Nga DOSJA
U fut me armë në argjendari në Elbasan dhe mori 30 mijë euro

ELBASAN– Astrit Thaçi i njohur ndryshe si “Skifteri i Durrësit”, vijon të bëjë grabitje, pavarësisht se është shpallur në kërkim për një tentativë vjedhjeje në Durrës, ku la të plagosur pronarin e banesës, Rexhep Terziun. 27-vjeçari, ka marrë armën dhe është futur paraditen e sotme në argjendarinë “Diamant” në Elbasan, ku ka kërcënuar me armë shitësen dhe ka marrë një sasi floriri me vlerë 30 mijë euro. 

Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit të Elbasanit, vetëm 20 metra larg Drejtorisë së Policisë. Dyshohet se një person e ka ndihmuar 27-vjeçarin të largohet menjëherë pas grabitjes nga vendngjarja, pasi e priste me makinë jashtë argjendarisë. Por arratia e tij mori fund mbrwmjen e sotme. 

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se Thaçi është pikasur nga kamerat e sigurisë së bizneseve përreth dhe të vetë argjendarisë, të cilat u sekuestruan nga prokuroria. Pikërisht pamjet dhe ndërtimi i identikitit ka dalë në përfundim se personi që grabiti sot argjendarinë është i shpalluri në kërkim për plagosjen e Rexhep Terziut në Durrës, ngjarje kjo e ndodhur dy ditë më parë, ku i riu u fut për të vjedhur në banesën e 42-vjeçarit. Por Astrit Thaçi u vu nw prangat e policisë së Tiranës, në zonën e Kombinatit, mbrëmjen e sotme, në kuadër të një operacioni të ndërmarrë ndërmjet Policisë së Elbasanit dhe asaj të Tiranës.

Kush është Astrit Thaçi i njohur ndyshe si “skifteri” i Durrësit? 

Astrit Thaçi u fut për të grabitur banesën e Rexhep Tereziut, në Durrës. Mirëpo, ai u pikas nga familjarët dhe gjatë përleshjes me të zotin e shtëpisë, Thaçi e plagosi me armë 42-vjeçarin në këmbë. Policia gjeti edhe makinën e autorit, 100 metra larg banesës së 42-vjeçarit dhe brenda së cilës kishte disa doza lënde narkotike.  Po kështu  27-vjeçari dyshohet të jetë edhe autori i grabitjes së pikës së kredidhënies, Kredo.al, ngjarje kjo e ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Durrësit. 27-vjeçari i maskuar dhe me pistoletë lodër i mori punonjësit 1 mln lekë dhe u largua.  Por jo vetëm kaq, Astrit Thaçi është një emër i njohur për policinë italiane. Media italiane ” La Nuova” , më 7 Gusht 2018 ka raportuar se ai është arrestuar nga Policia për vjedhje. Ndërsa më herët më 21 Qershor 2013, asokohe Astrit Thaçi, 19-vjeç, lakohet si një person i përfshirë në një bandë e cila shkaktonte terror në Calolziese të Bergamos, duke i bërë qytetarët të ndjeheshin në rrezik dhe të kërcënuar brenda shtëpive të tyre. Ai u arrestua nga Policia si anëtar i kësaj bande.

(a.m/f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet astrit thaçi grabitet argjendaria ne elbasan vjedhje ne elbasan astrit thaçi grabitet argjendaria ne elbasan vjedhje ne elbasan

Sondazh

Poll