Ekzekutimi i një polici, rrëmbim fëmije dhe vrasje e bashkëshortes/ Policia publikon fotot dhe të dhënat e 3 shqiptarëve
15 Shkurt 2020, 10:43Nga DOSJA
TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar sot të dhënat për tre personat e radhës që janë objekt i njësisë së punës së kërkimit. Mësohet se ata janë dy të dënuar përjetë Flamur Ndino, i cili në bashkëpunim me persona të tjerë ka rrëmbyer një fëmijë të mitur me qëllim trafikimin e tij dhe Misir Tare, i cili në vitin 1993 ka vrarë bashkëshorten dhe prindërit e saj.
Po ashtu në listë është edhe një tjetër i dënuar me 25 vite burg Besnik Coka, i cili akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka vrarë një efektiv policie.
Njoftimi i policisë:
Ja 3 personat e radhës, objekt i punës së Njësisë së Kërkimit
I dënuari me burg përjetë Flamur Ndino
Në datën 4 qershor 1995, në qytetin e Fierit, shtetasi Flamur Ndino, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka rrëmbyer me qëllim trafikimi fëmijën e mitur J. L., 3 vjeç, banues në Fier.
Shtetasi Flamur Ndino është dënuar me burgim të përjetshëm, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Rrëmbimi i fëmijës, i kryer në bashkëpunim”.
I dënuari me burg përjetë Misir Tare
Në datën 30 maj 1993, në fshatin Pashalli, Berat, shtetasi Misir Tare ka kryer vrasjen e shtetases L. T, bashkëshortja e tij dhe të prindërve të saj, shtetasit Xh. D dhe A. D.
Misir Tare është dënuar me burgim të përjetshëm, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vrasja e trefishtë”.
Besnik Coka, i dënuar me 25 vjet burg
Në datën 25.08.1997, në vendim e quajtur “Ura e Setës”, në Dibër, shtetasi Besnik Coka, në bashkëpunim me persona te tjerë, ka vrarë shtetasin M. K. (punonjës policie).
Besnik Coka është dënuar me 25 vjet burg, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Prej dy javësh policia e shtetit vijon të publikojë të dhënat për personat, të cilët objekt i punës së Njësisë së Kërkimit.
(a.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BULQIZË– Detaje të reja kanë dalë nga tragjedia e Ostrenit, ku nëna 40-vjeçare dhe dy fëmijët e saj humbën jetën në mënyrë të mistershme. Burime të ...
Një grup organizatash të shoqërisë civile, të kryesuara nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit kritikuan të premten ndryshimet në ligjin për “Policinë e Shtetit”, du...
MALLAKASTËR– Vijon për të tretën ditë rradhazi greva e urisë së punonjësve të stacionit elektrik dhe të pompimit në Poçem. Ata shprehen se nuk janë ...
TIRANË– Shqipëria dhe dy vende të Afrikës Perëndimore janë propozuar për t’u hequr nga lista e vendeve të sigurta të origjinës nga OJF-ja më e madhe ...
DURRËS- Policia ka arrestuar një 23 vjeçar, pasi ka kërcënuar bashkëpunëtorin në vjedhjen e një motori. Gjatë kontrollit të riut iu gjet edhe një do...
VLORË– Detaje të reja janë zbuluar nga aksioni i Policisë për kontrollin e mjeteve luksoze të zhvilluar ditën e djeshmë në Vlorë. Mes katër mjeteve të seke...
TIRANË– Polica Rrugore ka zhvilluar kontrolle me radarë në rrugën interurbane Tiranë-Durrës për të parandaluar aksidentet.Për vetëm disa orë kontrolle janë...